Anemia nga mungesa e
hekurit, shenjat dhe trajtimi

Anemia nga mungesa e <br />hekurit, shenjat dhe trajtimi
Anemia është një gjëndje shëndetësore në të cilën sasia e hemoglobinës në gjak është nën vlerat normale ose kur ka më pak qeliza të kuqe të gjakut se normalisht. Ajo shkaktohet më shpesh nga mungesa e hekurit. Shkaku më i shpeshtë i mungesës së hekurit është gjakrrjedhja nga menstruacionet. Gjithsesi, ka shumë shkaqe të tjera të anemisë. Gjakrrjedhja në zorrë është një tjetër shkak që haset më shpesh në moshën e thyer.

Simptomat
Simptomat më të shpeshta të anemisë nga defiçiti i hekurit janë lodhja dhe letargjia (mungesë energjie) të cilat zhvillohen si pasojë e uljes së sasisë së oksigjenit në trup. Simptoma të tjera munë të jenë; shkurtimi i frymarrjes(dispnea), ndryshimi në aparencë si zbehje dhe thonjë të thatë; dhimbje koke, rrahje jo të rregullta të zemrës(palpitacione), plagë në gojë, ndryshime në shijim dhe zhurma në vesh(tinnitus).
Nëse keni një nga simptomat e mësipërme atëherë takoni menjëherë mjekun tuaj të familjes i cili do jetë në gjëndje të dallojë aneminë nga defiçiti i hekurit me një analizë të thjeshtë gjaku. Në disa raste, nuk ka asnjë simptomë, kryesisht kur shkaku është gjakrrjedhja e pakët dhe e ngadaltë.

Shkaqet

Anemia nga defiçiti i hekurit ndodhë kur nuk ka hekur mjaftueshëm në organizëm. Hekuri gjendet në mish, frutat e thata dhe në disa perime. Hekuri përdoret nga trupi për të prodhuar hemoglobinën e cila ndihmon në shpërndarjen e oksigjenit në organizëm.
Kjo do të thotë, se nëse ka një mungesë të hekurit në gjak atëherë organet dhe indet nuk do të marrin mjaftueshëm oksigjen si në kushte normale.
Ka shumë gjëndje që mund të çojnë në mungesë të hekurit në organizëm. Në meshkujt dhe gratë post menopauzës, shkaku më i shepeshtë është gjakrrjedhja në stomak dhe intestin që mund të shkatohet nga:
- Barnat antifinlamatore jo steroide(AIJS)
- Ulçera peptike
- Kanceri i stomakut ose kanceri i zorrës
- Në gratë në moshë riprodhuese, shkaku kryesor i defiçitit të hekurit janë periodat massive ose shtatëzania gjatë së cilës trupi ka nevojë për më shumë hekur.

Trajtimi për aneminë nga defiçiti i hekurit
Tabletat e hekurit është mjekimi i preferuar në rastin e anemisë nga defiçiti i hekurit. Në disa raste, kryesisht kur trajtimi përmes tabletave nuk jep rezultate, mjeku mund t’ju sygjerojë të shtroheni në spital për të marë hekurin në një tjetër formë. Shpesh, sygjerohen edhe trajtime të tjera, në varësi të shkakut.

Tabletat e hekurit
Tableta të ndryshme hekuri përdoren në trajtimin e anemisë të shkaktuara nga defiçiti i hekurit. Koha e marrjes së tyre do të varet nga fakti se sa e rëndë është anemia. Për të parë nëse trajtimi funksionon, pas disa javësh bëhet një analizë gjaku. Kur merrni tabletat, këshillohet pirja e lëngut të portokallit sepse rrit thithjen e hekurit në trupin tuaj.
Kur analizat e gjakut të kthehen në norme, ju duhet ende të vazhdoni marrjen e hekurit për të paktën tre muaj. Kjo do mundësojë mbushjen e depozitave të hekurit në trupin tuaj.

Disa persona, përjetojnë efekte anësore kur marrin tablet hekuri. Këto përfshijnë: nauzea, konstipacion ose diarre. Pavarësisht tyre, mos ndërprisni marrjen e hekurit sepse anemia nuk do të përmirësohet. Disa mënyra për të minimizuar problemet nga efektet anësore janë:
- Marrja e hekurit përmes ushqimit. Ushqimi redukton thithjen e hekurit. Për këtë arsye, mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të korrektuar aneminë.
- Marrja e dozave të vogla por sërish për një kohë më të gjatë.
- Konsumimi i sa më shumë lëngjeve nëse zhvilloni konstipacion.
Në disa raste, për shkak të marrjes së tabletave të hekurit, feçet tuaja mund të jenë të errëta në ngjyrë. Kjo është normale dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.
KUJDES: Mbani talbetat e hekurit larg fëmijëve. Një overdozë me tableta hekuri mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët.

Komplikacionet
Nëse anemia nga mungesa e hekurit nuk trajtohet atëherë mund të jeni më i predispozuar ndaj infeksionit dhe sëmundjeve. Kjo ndodhë për shkak se mungesa e hekurit në organizëm prek sistemin imunitar (sistemi natyral mbrojtës i trupit tonë).
Mungesa e rëndë e hekurit mund të rrisë riskun për zhvillimin e komplikacioneve që prekin zemrën dhe mushkëritë si: takikardia( një rrahje e shpejtë anormale e zemrës) ose infarkt kardiak që ndodh kur zemra juaj nuk pompon gjak në mënyrë efikase.
Gratë shtatzëna gjithashtu kanë një risk të lartë të komplikacioneve, kryesisht gjatë dhe pas lindjes. Ato mund të zhvillojnë depresion pas lindjes. Sipas studimeve, fëmijët e lindur nga nënat që kanë anemi nga defiçiti i hekurit kanë më shumë gjasa të lindin prematur, të jenë pak kile në lindje, të kenë probleme me nivelet e hekurit etj.

(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit ALMEDICUS)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale