Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Është arrestuar shtetasi Erlis Belba, 25 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec, pasi akuzohet për përfshirjen në një organizat kriminale në Itali.
Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me urdhër-arresti me nr.OCCC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.
d.c./shqiptarja.com
Komente










