Anëtarësimi i Kosovës në OKB, Serbia kërkon veton ruse dhe kineze

Anëtarësimi i Kosovës në OKB, Serbia kërkon veton ruse dhe kineze

Mbledhja e OKB-së, foto ilustruese

Pas debatit dy ditor për dialogun me Kosovën, parlamenti i Serbisë e autorizoi presidentin Aleksandër Vuçiç që t’iu shkruajë letër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin  dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Presidenti serb, me anë të kësaj shkrese duhet t’i kërkojë Moskës dhe Pekinin që të vendosin veto kurdo që në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) vjen në rend dite anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Rusia, Kina, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë pesë shtetet anëtare të përhershme të  Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, thotë se zhvillimet e fundit gje-politike në botë  i bëjnë shanset e Kosovës për hyrje në OKB edhe më të vështira jo vetëm tani, por edhe në vitet në vijim.

"Në fund të fundit ky është qëllimi kryesor i Serbisë dhe Vuçiçit që të mos ketë anëtarësim të plotë të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, pra në OKB, sepse atëherë,  pesha e njohjes së Serbisë nuk do të kishte vlerë”, thotë drejtori në BPRG.

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 18/09/2022 11:58

    Ishte nje mareveshtje qe Serbija mos te vepron-bene agjitacion, per integrimin e Kosoves ne insttucone nderkombetare.Perkunder kesaj,Serbija nuk po ndal veprimin politik kunder integrimit te Kosoves ne keto institucione nderkombetare.A kane kuptim ende bisdemit me Serbine?!!Tani çka te bisedohet?!Pse te bisedohet?! me nje "marreveshes" te tille te pa marrur vesh e qe nuk ju permbahet marrveshtjeve!!!

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/09/2022 08:05

    Dhe këtu Serbia ështé evndihmuar nga Edvin shkjau shqipfolës !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues