Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioritet kombëtar!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioritet kombëtar!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është çështje prioritare kombëtare dhe si e tillë, për mua ka pak ose fare rëndësi se cila shumicë do të bëj të mundur këtë gjë dhe kush do të jetë Kryeministër në momentin që do të ndodhë! Në një demokraci Parlamentare, shumicat mund të ndërrohen në çdo katër vjet. Pra, sipas rendit tonë parlamentar, shumicat nuk janë e nuk mund të jenë të përjetshme e po ashtu as kryeministrët nuk mund të jenë të përjetshëm!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është proces dhe si tillë mund të zgjasë më shumë sa zgjat mandati i një shumicë, por unë uroj e shpresoj që të mos zgjasë më shumë se një mandat! Gjithashtu, është detyrë e çdo shumice që të bëj maksimumin e plotësimit të kapitujve gjatë kohës që shqiptarët përmes votës i kanë besimit për të qeverisur. Pra, çdo shumicë apo kryeministër duhet ta ketë integrimit prioritet dhe duhet të angazhohet sikur të ndodh gjatë mandatit të saj. Duhet të ketë një koherencë angazhimi nga njëra shumicë tek tjera dhe pasimi duhet të bëhet përmes një pune dinjitoze për të plotësuar kapitujt dhe për të avancuar anëtarësimin!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është për arsye të natyrshme të identitetit dhe të aspiratës tonë shekullore në pesë shekujt e fundit. Shqiptarët janë europian dhe për pasojë familja europiane është një familje krejt e natyrshme për ta.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i nevojshëm për të forcuar institucionet dhe për t’i standardizuar ato me standardet e përcaktuar nga BE!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri për Shqipërinë që të bëhet pjesë më e rëndësishme e tregut të përbashkët të punës, të kapitaleve, profesionistëve, të investimeve të rëndësishme e po ashtu për të pasur garanci më të mëdha e më të rëndësishme në rast të fatkeqësive natyrore apo të krizave serioze ekonomike!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është ëndrra shekullore e shqiptarëve që para se Europa të ishte një klub i bashkuar institucionesh të quajtura pas shumë transformimeve BE!

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është për garantuar lirë e të drejtat e shqiptarëve më shumë sesa i kanë, por që i meritojnë!

Anëtarësimi i Shqipërisë është një proces në vete dhe nuk duhet të krahasohet as me shtetet e tjera që e kanë mbyllur këtë proces apo me shtete të tjera që janë akoma në tratativa! Shikoj me keqardhje se disa e bëjnë krahasimin e lajmit të anëtarësimit të Shqipërisë me Turqinë duke aluduar se do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë si ky i fundit. Në fakt, ky krahasim përveç se nuk ka asnjë gjë të vërtetë, për fat të keq duke një tendencë historikë për tu mos na ndarë nga Turqia edhe pse për fat të mirë me këtë u ndamë që në 1912.

Arsyet e mos avancimit të integrimit të Turqisë nuk kanë asgjë të përbashkët me mundësitë reale që ka Shqipëria për ta bërë të mundur anëtarësimin e saj edhe brenda një kohe rekord, nëse me të vërtetë shumica dhe pakica e konsiderojnë anëtarësimi si një çështje prioritare kombëtare dhe jo si një çështje të brendshme politike për rivalitet apo për pushtet. Më 7 qershor 2022 Asembleja ka theksuar mungesën e theksuar të progresit të Turqisë mbi reformat relative të BE.

Parlamenti Europian ka deklaruar vullnetin për të mos i rinisur negociatat e anëtarësimit të Turqisë. Shqetësimet më të mëdha janë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të Shtetit të së Drejtës sidomos me mbylljen e disa mediave e po ashtu me burgosjen e disa gazetarëve. Problem tjetër është edhe sektori ekonomik. Turqia deri tani ka plotësuar vetëm 16 kapituj nga 35 që duhen. Pas grushtit të shtetit më korrik 2016 negociatat janë ndërprerë dhe nuk është hapur më asnjë kapitull i ri. Problemi i të drejtave të kurdëve, operacionet në Siri mbesin probleme të mëdha për anëtarësimin e Turqisë. Në fakt kjo e fundit duket se më shumë i interesojnë prioritete që i ka vendosur vetës duke u afirmuar si fuqi rajonale sesa dëshira e saj për tu bërë pjesë me të drejta të plota e BE!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë