Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Flamuri i Finlandës, Suedisë dhe NATO-s

Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në qëndrimet e opinionit publik si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kanë dorëzuar edhe formalisht kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe aleanca planifikon që me procedurë të shpejtë këto shtete t’i bëjë anëtare të plotfuqishme.
Ndonëse Turqia më 18 maj bllokoi futjen në procedurë të kërkesave të këtyre dy shteteve – e vendimet miratohen me pajtimin e të 30 shteteve anëtare – në NATO besojnë se të gjitha pengesat do të tejkalohen dhe Stokholmi dhe Helsinki do të bëjnë që aleanca shumë shpejt t'i ketë 32 anëtarë.

Kjo është hera e parë pas disa dekadash që NATO-s pritet t’i bashkohet ndonjë vend nga Evropa Perëndimore. Deri më tani, që nga viti 1999, zgjerimi i aleancës është bërë kryesisht me vendet e Evropës Lindore nga ish-blloku komunist.
Anëtarët e fundit që iu bashkuan NATO-s ishin Shqipëria dhe Kroacia më 2009, Mali i Zi më 2017 dhe Maqedonia e Veriut në vitin 2020.
Nëse Finlanda dhe Suedia bëhen anëtare të NATO-s, atëherë do të mbesin vetëm dy shtete evropiane që kanë shprehur aspirata për anëtarësim, por që ende nuk janë anëtare.
Bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën dhe Ukrainën. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin që të aplikojë për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.

Kontingjenti finlandez ishte vendosur në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në gusht të vitit 1999 dhe atëbotë ishte kontingjenti i parë në këtë mision të udhëhequr nga aleanca që vinte nga një shtet joanëtar.
Por, për dallim nga shtetet e Ballkanit dhe ato të Evropës Lindore, nga Finlanda dhe Suedia nuk kërkohet asnjë reformë, si kusht për t’u bërë anëtare të NATO-s. Këto dy shtete kanë traditë të gjatë demokratike, nuk kanë probleme me sundim të ligjit, ndërkaq strukturimi i forcave të tyre mbrojtëse po ashtu është në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.
Diplomatët në Bruksel me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, janë të mendimit se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në përgjithësi do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në kontinentin evropian, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këto dy shtete për vite të tëra janë aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qoftë në kuadër të BE-së, por po ashtu si partnere të NATO-s, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Ndonëse tani numri i ushtarëve të Finlandës në KFOR është zvogëluar në 20, për më shumë se 20 vjet ushtarët nga ky shtet kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë mision, madje kanë pasur numër më të madh të ushtarëve sesa disa shtete anëtare të NATO-s./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë