Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Meta dekreton protokollet: Zhvillim historik, mbështetet në çdo hap nga Shqipëria
Flamuri i Suedisë, Finlandës dhe NATO-s
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 2 ligjet sa i përket anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO.
Meta e ka cilësuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO një zhvillim të madh historik i cili mbështetet në çdo hap nga vendi ynë.
‘1. Ligj nr. 56/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës”;
2. Ligj nr. 57/2022 “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.
Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria.
Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë.
Së bashku qëndrojmë më të fortë!’- thuhet në njoftim
Kujtojmë se ratifikimi me procedurë të përshpejtuar u mbajt më 7 korrik gjatë seancës plenare.
Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.
Pak ditë më parë, ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde. Në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë.
NATO ftoi Suedinë dhe Finlandën që t'i bashkohen aleancës ushtarake në një nga ndryshimet më të mëdha në sigurinë evropiane në dekada pasi pushtimi rus i Ukrainës i shtyu Helsinkin dhe Stokholmin të heqin dorë nga 'tradicionalja' e neutralitetit.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës
24 Nëntor, 12:13
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NATO
20 Nëntor, 19:15
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08