FUSHE KRUJE - Ilir Avdillari i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit, është arratisur nga burgu i Fushë Krujës. Ai ishte larguar me leje 7 ditore të drejtorisë së burgut por nuk është kthyer brenda afatit të caktuar.
Ilir Avdillari duhej të kthehej që dje në Burgun e Fushë-Krujës. 42-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
42- vjeçarit ishte dënuar me 22 vjet burg dhe i kishin mbetur 3 vjet e 4 muaj për të kryer nga dënimi.
Ai dhe vëllezërit e tij, Nazmi e Fatmir Avdillari ishin anëtarë të bandës famëkeqe të Yzberishtit që veproi në Tiranë në vitet 1997- 1998. Ata akuzohen dhe për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoe”. Vrasja u kry më 27 janar ’98 në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka. Ai u ekzekutua 100 metra larg fabrikës.
NISIN KERKIMET
Një delegacion i drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka shkuar në burgun e Fushë Krujës për të verifikuar procedurat e dhënies së lejes. Ndërkohë që policia ka bërë dhe kontrollin në banesë si dhe fotoja e të arratisurit i është shpërndarë të gjithë shërbimeve policore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com