Anëtari i Këshillit kombëtar të PD: Propozimet e Bashës për statutin rregullime gramatikore, si nata me ditën nga ato të Kadillit! Me Kuvendin Kombëtar do spastrojë kritikët e tij

TIRANË- Ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha në statutin e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano i ka cilësuar si rregullime ortografike dhe sintaksore, që nuk sjellin frymën e re që sipas tij është e domosdoshme brenda kësaj force politike, pas disa humbjeve radhazi.  Në ndryshim nga Basha, Shano ka dalë haptazi përkrahës i propozimit të sjellë nga ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, që kur bën krahasimin thotë se janë si "nata me ditën". Në emisionin e pasdites në Report Tv, "Studio Live", Shano thotë se ajo që i duhet PD në këto momente është një reformim rrënjësor që në qelizë dhe këtë nuk e sjellin propozimet e Bashës, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse forcimin e pozitave të tij, ndonëse thekson se kryedemokrati nuk duhet të vijonte më për të drejtuar PD-në.

"Ndryshime ortografike dh e sintaksore, pra duket sikur shpërndajnë më tepër begenisje dhe akses për disa pozicione të caktuara, por nuk sjellin një gjë të re. Një xhiro boshe jo për atë nevojë që ka PD për të ndryshuar. Gara për kreun e PD filloi me disavantazh, kur dikush hyn si kryetar partie e fillon garën 90 metra para, debatet publike nuk u pranuan, ato që ne ia kërkojmë palës tjetër nuk u pranuan.

Këshilli dhe Kryesia janë mbledhur shumë pak, këto institucionet duet të formulonin politika, strategji apo të vendosnin për aleancat para dhe pas zgjedhore, PD ka nevojë për njerëz që e çojnë drejt fitore, jo të zot që të justifikojnë humbjen. Basha nuk ka demonstruar ndonjë dëshirë për të  ndryshuar, nuk pati reflektim se çfarë kam bërë unë keq që të reflektojë, ky nuk është një lajm i mirë as për mua dhe as për demokratët që donin të vinin në pushtet. Gjeni fjalën që ka thënë Basha në 2015 pasi PD humbëm zgjedhjen, merreni atë fjalë, vendoseni pas zgjedhjeve të 25 prillin, 95% janë identike. Ky është problemi që unë kam, kam një kryetar që nuk ka demonstruar në harkun kohor asnjë reflektim që PD të bëhet fituese. Kjo sjellje që ka marrë 80% të votave nuk ka asnjë shans që të ndryshoj.

Kadilli ishte i vetëm që propozoi gjëra. Formacioni politik është një marrëveshje, bashkim interesash për të fituar beteja jonë ideologjike. Nuk kam asgjë personale me Bashën, por kur nuk e sjell partinë në pushtet, bën valixhet gati dhe ikën. Dallimi mes propozimit që bën Basha dhe Kadilli, janë si nata me ditën. Te Kadilli kemi një kërkesë për të ndryshuar rrënjësisht PD që në qelizë, e kthen PD në origjinë, prek pika lënduese për PD që duhet të ishte forca më moderne, ndërkohë që sondazhet kanë treguar se nuk u flet të rinjve dhe grave, këtu duhet të reflektojmë, çfarë ka ndodhur. Dy shikime të ndryshme të të bërit politik dhe mendoj se pavarësisht që mund të ketë ku propozim i Kadillit, PD nuk i ikën dot nevojës për ta adaptuar, nevoja jonë është ulëritëse që të marrim  jë formë tjetër të të bërit politik, se në mungesë të këtyre gjërave nuk jemi të besueshëm në publik", tha Shano në Report Tv.

Ai i druhet asaj se çfarë mund të ndodh më propozimin e Kadillit, pra të mos merret parasysh, por për një fakt të tillë Shano thekson se nuk është vetëm në dëm të PD-së, por për të gjithë vendin. Kjo sepse, do të sjellë edhe më shumë fuqizimin e një grupi njerëzish që kanë brenda PD-së.

"Uroj të kenë një mendje të hapur në radhë të parë se nuk janë komision kamikaz, por kanë një përgjegjësi të madhe për të ardhmen e PD, nuk gjej arsye pse mos t'i propozojnë Kryesisë 2 dyja variantet, se nëse trupa të tilla nuk demontojnë një vizion për të ardhmen, është në dëm të PD, se bën që ky grumbull njerëzish që kanë pushtet do vijojnë ta kenë pushtetin, por nuk shkojnë dot drejt fitores", shtoi Shano.

Uron që fjalët mos t'i dalin, por nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Shano pret që Basha "të spastrojë" kritikët e tij në radhët e demokratëve.

"Pres që Basha të pastrojnë PD nga kritikët e tij, se nxitimi i tij për të marrë këto vendime, më tregon që mund të ketë tendencën që të spastrojnë Këshillit Kombëtarë nga njerëz që e shohin politikën dhe raportin e tyre me PD krejt ndryshe nga Basha, i them këto gjëra me dhimbje sepse këto 2 muaj e gjysmë, ku unë uroj që të jem më i zhgënjyer që të mos më dalin fjalët", përfundoi Shano në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv