TIRANE -  Komisioni Parlamentar i Ekonomise anuloi vijimin e seancave degjimore me anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise ne lidhje me skandalin e vjedhjes se thesarit te shtetit, duke i dhene prioritet hetimit ne proces te Prokurorise per kete ceshtje. Keshtu, deshmite e anetareve Ermenlinda Meksi dhe Ardian Civici qe priteshin te jepeshin sot ne kete Komision, nuk do te zhvillohen.

Braçe: Anulohen raportimet, prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet

Vete zonja Meksi, permes nje shkrese qe mban daten 5 Shtator 2014 dretjuar Kuvendit, te cilen A1 REPORT e siguron, njoftonte Komisionin e Ekonomise se nuk do te raportoje ne lidhje me vjedhjen e thesarit, per shkak se ka deshmuar gjithcka te Premten ne Prokurori.

“Dëshmia ime në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financës, në datën 08.09.2014, dëmton procesin hetimor të nisur tashmë nga Prokuroria, si dhe cenon sekretin e hetimit duke më implikuar personalisht, sipas Kodit Penal”, shkruan Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi, në letrën drejtuar kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.
 
Për dijeni shkresa i është dërguar edhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

kerkesa e ermelinda meksit per raportimin ne komisionin e ekonomise me logo
(Në foto: Kerkesa e anëtarës të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ermelinda Meksi drejtuar Erjon Braces)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)