Anëtarja e FRPD-së e pakënaqur me listën e drejtuesve politikë në PD: Duhej rinovuar, s’mund t'u përkasë një grupi individësh të dështuar

Alesia Balliu, anëtare e kryesisë së FRPD-së, u shpreh e zhgënjyer në lidhje me listën e 12 drejtuesve politike të Partisë Demokratike. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Balliu tha se disa nga emrat duhet të ishin rinovuar dhe se PD duhet të përgatisë gjeneratën e re.

Duke ju përgjigjur gazetarit Arbër Hitaj, Balliu tha se drejtuesi i qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu, duhet të ishte rinovuar, pasi sipas saj këtu e 10 vite rezultati është i njëjtë. Sipas Balliut, drejtuesit duhet të vendosen në fund të listave dhe në listat të mbyllura duhet të vendosen emra të rinj.

‘Isha e pakënaqur me listën e drejtuesve, sepse nuk mund të jetë PD një parti burrash. Disa nga emrat duheshin rinovuar pasi PD nuk mund t’i përkasë një grupi individësh të dështuar. PD duhet të përgatisë gjeneratën e re. Gjirokastra, Shehu dhe shumë të tjerë, të cilët janë provuar dhe kanë marrë një rezultat jo të të kënaqesh, duhet t’ja linin stafetën brezit të ri. Të kishim një elitë të rishpresoj të ndodhë tek listat e deputetëve.

Edi Rama tha se në listat të mbyllura do të jenë të rinj,. Normalisht pasi të vjetrit i ka në SPAK. Është i detyruar. PD për mendimin tim në çdo qytet duhet të ketë në listat të mbyllura nga një anëtarë të FRPD-së në lista të mbyllura. Nuk mund ta mbyllë me të njëjtat emra. Sepse rezultati është i njëjtë këtu e 10 vite dalin me shprehjen na vodhi Rama votat. Duhet të zgjedhin vetë demokratët, të zgjedhurin e tyre dhe jo dikush me urdhër katapultim të dikujt.

Drejtuesit duhet të jenë në lista të hapura, në të mbyllurat individë të rinj. Ata nëse mendojnë se e kanë fituar aftësinë drejtuese ta provojnë veten në fund të listës. Koha mos të mendojnë për karrigen personale por të ardhmen e PD-së. Tu jepet fuqi të rinjve.’- tha Balliu.

Nga ana tjetër ish deputeti Halit Valteri tha se kemi të bëjmë me një PD të gjunjëzuar.

‘Kur drejtësia flet ne duhet të heshtim. Ne po themi se mbahet padrejtësisht kur nuk ka folur akoma gjykata. Nuk e dimë as unë as ti nëse është i pafajshëm apo jo.  Si ka përfituar dhëndri i Edi Ramës kullat. I ka fituar dhëndri i Sali Berishës.

Kemi në PD të gjunjëzuar të lodhur të plakur. Tritan Shehu më i riu me vitali në parti. Duhet të dalin në listë të hapur. Nuk ka të rinj të reja aty. S’ka se s’të lë Tritani, historikisht ka në marrë një mandat.

Kur thonë Saliu dhe SPAK... është i kapur, kur thonë ministrat e Ramës në SPAK domethënë funksionon. Ish-sigurimi i shtetit i Gazidedës akoma vendos për listat, për Tritanin e kam. Të dielën do votohet dhe pastaj do të thonë ‘Rama na i vodhi’.- tha Valteri.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja