POLITIKA/ Rama: Rreziku i abuzimit me fonde ekziston, por kini besim..shtëpitë do ndërtohen brenda 2020 (VIDEO)

Një ditë pas tërmetit në Shqipëri, që shkaktoi disa viktima dhe qindra të plagosur, kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku pa nga afër punën që po bëhet nga emergjencat civile të kërkim-shpëtimit. Duke e cilësuar si një situatë të vështirë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se brenda 2020 do të ndërtohen të gjithë shtëpitë e rrënuara nga tërmeti.

Rama theksoi se banorëve të cilëve u është rrënuar shtëpia deri në momentin kur të ndërtohen banesat, do të akomodohen në hotele dhe nuk mund të rrinë në çadër në dimër.

Gjatë vizitës në Durrës, Rama u takua edhe me Ministrin e Jashtëm në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në kalimin e kësaj situate.

Mbrëmjen e djeshme, Pacolli dhe Presidenti Meta ishin në Thumanë, ku takuan ekipet e shpëtimit të ardhur nga Kosova. Politikanë të ndryshëm kanë shprehur solidaritet me këtë situatë duke shkuar pranë zonave të prekura nga tërmeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Tërmeti/ Meta flet për 'ANSA': Faleminderit Itali!

Agjencia e njohur italiane e lajmeve “ANSA”, ashtu si shumë media prestigjioze ndërkombëtare, ka ndjekur me vëmendje në terren pasojat dramatike që shkaktoi tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Gazetarët italianë gjatë raportimit në Durrës kanë takuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili ka ndjekur vazhdimisht situatën dhe operacionet e kërkim-shpëtimit. 

Me këtë rast “ANSA” i ka marrë edhe një prononcim kreut të shtetit shqiptar, i cili ka falënderuar mbështetjen që qeveria italiane dhe popullit italian i kanë dhënë Shqipërisë në këto momente dramatike. 

“Kontributi i Italisë është i jashtëzakonshëm dhe dua të falënderoj të gjithë italianët, qeverinë dhe institucionet shtetërore italiane për reagimin e menjëhershëm dhe kontributin e madh që na kanë dhënë në këtë tragjedi. 
Falënderimi është, jo vetëm më e pakta që mund të thuhet për skuadrat tejet profesionale që aktualisht janë duke punuar pa pushim për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, por për gjithçka që Italia po jep për të përballuar këtë tragjedi të rëndë që ka goditur vendin tonë”.

Presidenti Meta ka qenë gjatë gjithë kohës në Durrës, ku forcat e emergjencave civile vazhdojnë kërkimet për njerëzit e mbetur nën rrënoja në qytetin bregdetar dhe më Thumanë. Ndërkaq, Shqipëria i ka kërkuar ndihmë edhe Bashkimit Europian: “Italia është gjithmonë në mbështetjen tonë, edhe në Bruksel, dhe Komisioni Europian është duke punuar: jam i bindur se shumë shpejt do të vijnë ndihmat që na janë premtuar”, ka shtuar Presidenti Meta.

Deklarata e kreut të shtetit për ANSA-n është publikuar dhe transmetuar nga gazetat dhe televizionet më të rëndësishme italiane.

Ora 19:37
Thaçi në Durrës: Dyert në Kosovë janë të hapura për shqiptarët

Presidenti Hashim Thaçi u shpreh nga lagja nr. 18 në Durrës se jo vetëm ushtria me policinë që do të vijojnë ndihmën, por edhe dyert e shqiptarëve të Kosovës janë të hapura për shqiptarët e Shqipërisë në këto momente të vështira. "Unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin e Kosovës. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e përbashkëta që të kryejmë obligmin me pasoja sa më të vogla.

Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë për strehimin në 1999 dhe sot cdo derë në Kosovë është e hapur për shqiptarët. Por shoh që institucionet e Shqipërisë janë në gatishmëri. Kur Shqipëria është në zi edhe Kosova është në zi. Njerëzit këtu nuk janë të vetmuar të gjithë jemi me ta" tha Thaçi.

Ora 19:36
A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta: Drejtuesit janë në punë, s'duhet ti shkëpusim

Presidenti Ilir Meta dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi mbrëmjen e sotme ishin në lagjen nr. 18 në Durrës te pallati gjashtë katësh që është fundosur, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e trupave që ndodhen nën rrënoja.  Meta tha se kjo është një kohë e vështirë, por përpjekjet do të vijojnë deri në fund për gjetjen e qytetarit më të fundit.

"Është një situatë dramatike e cila vazhdon dhe ka vështirësitë e saj, pasi ka ende lëkundje si sot në mesditë, që cenojë edhe punën edhe sigurinë e forcave që po kërkojnë qytetarët tanë me shpresën për t'i shpëtuar.

Në radhë të parë shpreh falenderimet për Kosovën për popullin dhe presidentin Thaci, FSK-në që ka fituar një simpati të gjerë jo vetëm për shkak të reagimit menjëherë që është gjendur e para, por edhe përkushtimin e saj për të na ndihmuar të gjithëve në këtë sfidë të jashtëzakonshme. Përpjekjet do të vijojnë deri në fund dhe shpresojmë të kemi sa më shumë fat deri në gjetjen e qytetarit më të fundit" tha Meta.

I pyetur nëse do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, Meta deklaroi se nuk është momenti i duhur për të shkëputur nga puna drejtuesit. “Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi, pasi jemi në kushtet e emergjencës dhe secili duhet të bëjë detyrën e tij sa më mirë të jetë e mundur dhe më pas do ti bëjmë të gjitha konkluzionet dhe reflektimet.  Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara” tha ai. 

Ora 18:49
Ndihma për tërmetin/Rama: Rreziku i abuzimit ekziston, por kini besim! Nis strehimi në hotele

Transparenca, ishte pika kyçe ku kryeministri Edi Rama vuri theksin në daljen e tij të fundit për mediat. Nga Thumana, kreu i qeverisë tha se askush që dëshiron të kontribuojë nuk ka pse të ketë aspak hije dyshimi se këto para do të shkojnë në ndihmë të familjarëve në nevojë. I vetëdijshëm se mund të ketë abuzime, Rama tha se ka shumë organizim. Ai dha lajmin se ka nisur strehimi në disa hotele të banorëve të prekur nga tërmeti teksa bëri publike detaje edhe për mënyrën se si do të funksionojë vendi në një kohë kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

"Komiteti Kombëtar i cili do të jetë funksion i komitet shtetëror që krijohet me ligj për të bërë procesin e koordinimit dhe të monitorimit transparencë. Ne do të ftojmë të gjithë ata që kanë kontribute nga të tjerët dhe kemi diskutuar që në këtë jemi bashkë të gjithë. Këtu sigurisht qeveria ka barrën më të madhe, por kushdo që do të japë kontribut, jo vetëm që është i bekuar, por është shumë e rëndësishme që të dimë planin kombëtar. Në këtë program çdo njëri merr pjesën e vet. Po ecim dhe po përpiqemi shumë fort, buxheti i shteti do përdoret sigurisht, por nuk mjafton sepse i kalon përmasat. Ne po përpiqemi dhe unë këtë punë kam, kam harruar të fle gjumë. rëndësi ka që vajza dhe djemtë që unë kam do ma kujtojnë kur unë flas përçart. Nuk ka një shkop magjik, është një situatë krizë, janë të mirëkuptuar, por edhe duhet të na mirëkuptojmë. ne jemi marrë me listimin e këtyre familjeve. Po fillon transportimi i familjeve drejt hotele sepse është bërë marrëveshja në parim. po bëhet edhe një listë tjetër në zonën e Lacit që janë një numër jo i vogël i familjesh, që janë trembu nga tërmeti i fundit. Rreziku i abuzimit ekziston, do bëjmë maksimumin e mundshëm. Kush ka mbetur pa çati, nuk do të mbetet pas dore. I kemi të gjitha mundësitë për të mos ceduar në këtë aspekt", tha Rama. 

Ora 17:47
'Shërbim ndaj të gjithë të prekurve nga pasojat e tërmetit', Kryemadhi lutet në kishë për gjendjen e vendit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur duke u lutur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë për ngjarjen që ka pllakosur vendin tonë.

“Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.

I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe”, ka shkruar Kryemadhi në profilin e saj.

Ajo është shprehur se të gjithë duhet të gjejnë forcë dhe besim në Zot dhe sa më shumë dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti i ka vrarë të gjithë,  por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë!

Lus Zotin ti japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!”, është shprehur ajo.

Kryemadhi zgjodhi një mënyrë ndryshe për të shfaqur solidarizimin e saj kundrejt viktimave dhe të plagosurve pas tërmetit.

Ora 16:38
'Festat kombëtare na gjejnë me flamur të ulur në gjysmë shtizë', Familja Mbretërore Shqiptare shpreh solidarizimin

1574859487_policia.jpg

Ditën e nesërme është festa e pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën tjetër është dita e çlirimit, por këto festa kombëtare e kanë gjetur vendin tonë në një gjendje të tmerrshme.

Urimi i ngritjes së flamurit tonë kuq e zi, këtë vit na gjen me flamur të ulur në gjysmë shtizë.

Familja mbretëroe shqiptare ka shprehur ngushëllimet për të gjithq viktimat e prekura nga tërmeti I ditës së djeshme.

Urimi i ngritjes së flamurit tonë kuq e zi, këtë vit na gjen me flamur të ulur në gjysëm shtizë...Vendi ynë vajton sot viktimat e tragjedisë së tërmetit që tronditi dhe dëshpëroi çdo shqiptar. Eshtë e pamundur të festojmë sot, kur shumë familje humbën papritur njerëzit e dashur. Zoti u dhëntë forcë e vullnet për ta përballuar këtë dhimbje të madhe!

Sfidat me të cilat përballemi sot duhet të na japin kurajo dhe te na bëjnë të reflektojmë. Në ditë të vështira si këto, kujtojmë sakrificën e etërve të kombit të cilët më 28 nëntor 1912 materializuan ëndrrën shekullore të pavarësisë.

Si sot, 107 vjet më parë, kombi ynë, me vullnetin, zërin dhe forcën e përfaqëuesve nga të gjitha trevat etnike shqiptare, shpalli mëvehtësinë dhe lirinë, duke e bërë Shqipërinë të barabartë në fronin e kombeve të tjera moderne.

Me gjithë përpjekjet e palëkundura të patriotëve dhe baballarëve të kombit tonë, kombinacionet gjeopolitike të asaj kohe e tkurrën Shqipërinë natyrale. Për vite me rradhë shqiptarët që padrejtësisht mbetën jashtë kufijve të imponuar, me sakrifica arritën të ruajnë të shenjtë gjuhën, traditat dhe Flamurin kuq e zi.

Për vite me rradhë, populli ynë i vuajtur nga luftrat e brendshme dhe të jashtme, është përpjekur për një jetë me dinjitet dhe integrimin e munguar në familjen europiane. Vit pas viti janë bërë përparime dhe janë arritur disa suksese, por janë bërë edhe hapa pas...

Viti 2019 shënoi disa zhvillime të rëndësishme në mbarë trojet shqiptare.

Në Malin e Zi, krahas Ulqinit, tashmë kemi edhe komunën e Tuzit me qeverisje shqiptare. Kjo fitore në zgjedhjet e para si komunë në vehte (3 mars 2019) u arrit në saj të bashkimit të gjithë faktorëve politik shqiptarë, duke dhënë shembullin më të vyer në çështjen kombëtare.

Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët sikurse janë faktor kyç në qeverisje dhe gjithë kompozimin kushtetues dhe qëndrueshmërinë e atij shteti, ishin vendimtarë edhe në zgjidhjen politike të problemit të emërtimit të ri shtetëror dhe rrjedhimisht, për orientimin dhe pëfshirjen e atij shteti në strukturat europiane dhe Euro-Atlantike.

Kosova, gjatë vitit 2019, u bë pjesë e një axhende më intensive të BE-së, NATO-s, SHBA-së, gjë që natyrshëm do sjellë zhvillime në të mirë të interesit kombëtar. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ishin një shembull i pjekurisë politike, përfaqësimit gjithpërfshirës, transparencës, respektimit të votës së lirë dhe njohjes së rezultatit nga të gjitha partitë pjesëmarrese në votime.

Një plagë në zemrën e çdo shqiptari mbetet Çamëria, për të cilen nuk po bëhet asnjë përpjekje, asnjë kompensim apo respektim i të drejtës së pronës.

Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, gjithashtu mbeten të neglizhuara dhe të përjashtuara nga investimet që do të rrisnin mirqënien e qytetarëve, ndërsa politikat e ditës po i keqpërdorin si një gur shahu në axhenda okulte.

Ne ndjehemi shumë krenar për diasporën shqiptare, pasi shumë prej bashkatdhetareve tane kanë shkëlqyer në të gjitha fushat, kudo ku jetojnë. Në momente vendimtare ata i kanë shërbyer kombit me patriotizëm dhe këmbëngulje.

Shteti shqiptar duhet ti përfshijë natyrshëm këto personalitete në çështjen kombëtare, si dhe të ftojë këtë potencial të lartë intelektual në institucionet shtetërore pasi ata lartësojnë emrin dhe prestigjin e kombit dhe shtetit shqiptar.

 Gjatë këtij viti, Shqipëria është përballur me vështirësi të shumta që kanë ardhur edhe nga situatat e brendshme politike në vend, si djegia e mandateve të deputetëve nga ana e opozitës, zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit vetëm me pjesmarrjen e mazhorancës aktuale, konflikti institucional Presidencë - Qeveri, etj. Sigurisht, këto ndikuan që edhe këtë vit, Këshilli Europian (18.10. 2019) nuk mori vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Qytetarët janë të zhgënjyer me mënyrën sesi funksionon demokracia jonë. Duket sikur grupimet politike më shumë luftojnë për pushtetin si qëllim në vetvete sesa në funksion të vënies në jetë të një vizioni për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Punësimi, arsimi, shëndetësia dhe liria e sipërmarrjes duhet të jenë në qëndër të debateve të ditës. Eshtë e një rëndësie jetike vëmendja imediate drejt rinisë shqiptare që po e kërkon shpresën jashtë kufijve të vendit amë. Sado një vend tjetër të ti hapë krahët dhe zemrën, atdhe nuk bëhet kurrë. I bëjmë thirrje ndërgjegjes së vendimmarrësve për ti dhënë gjithë vëmendjen kthimit të shpresës së munguar! Mos e largoni rininë nga atdheu pasi pa ta nuk ka të ardhme!

Mungesa e moralit, mentaliteti i korrupsionit dhe kompromiset në tavolinë të pushtetit larg vullnetit të qytetarëve përbëjnë një rrezik real. Nëse Shqipëria do të përparojë, do të duhet që politikanët e zgjedhur të reflektojnë vullnetin e votuesve, dhe të përgjigjen përpara elektoratit për veprimet e tyre.

Ne, ashtu si shumica e shqiptarëve, mbështesim ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në zhbërjen e korrupsionit, në sistemin tonë gjyqësor, dhe presim hapat e mëtejshëm të Strukturës së Posaçme të Anti Korrupsionit.

Ndërkohë ne gjithashtu kuptojmë përgjegjësinë që kjo strukturë ka mbi vete. Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të mbajë krahë duke qënë pjesë e axhendave politike, por të mbështetet në një etikë të lartë profesionale dhe në neutralitet. 

Fatkeqësisht, Shqipëria ka humbur disa gjenerata në pritje të përfitimeve nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Klasa politike duhet të lerë mënjanë interesat partiake dhe të bashkohet për çështje të mëdha strategjike kombëtare.

Besojmë dhe shpresojmë se Shqipëria do të paraqitet me një zë dhe me kushte të plotësuara në mënyrë që edhe institucionalisht të bëhemi pjesë e standarteve dhe familjes europiane së cilës i përkasim natyrshëm.

Politika e Jashtme duhet të ketë kredibilitet dhe vazhdimësi. Ajo kurdoherë duhet të bazohet mbi tre parime: Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, vënien në shërbim të plotë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike duke mbështetur fuqimisht plotësimin e standarteve integruese, rritjen e rolit të Shqipërisë në rajon duke synuar forcimin e paqes dhe stabilitetit.

Eshtë me rëndësi që Shqipëria të ketë bashkëpunim me vendet e rajonit, por përpjekjet për ta tërhequr atë në konceptin e një mini shengeni pa Kosovën dhe pa një strategji të qartë ekonomike, do të ishin një hap i pamatur që bie ndesh me vëllazërinë dhe çështjen kombëtare. Ndërkohë duhet stimuluar integrimi mes shqiptarëve me një vizion të përbashkët, “dy shtete-një Komb” brënda Europës! Hapat drejt një diplomacie të përbashkët, një platforme ekonomike, arsimore dhe kulturore janë të domosdoshëm. Të gjitha këto përpjekje duhet të kenë vetëm një synim, mirqënien e qytetarëve!

Në 75 vjetorin e përfundimit të luftës po hapen plagët e së shkuarës, mjerisht. Në Tiranë po ndihen reminishenca të regjimit të kaluar totalitar. Vuajtjet dhe torturat e parrëfyeshme po mohoen dhe heshtja po lë në harresë mijëra viktima të Komunizmit.

Në datën artificiale të 29 nëntorit, që përkon me çlirimin e Yugoslavisë, politika po promovon përçarje mes Shqiptarëve pa asnjë mëshirë.

Fatkeqësisht ajo po ua heq meritat atyre që realisht kanë luftuar në mbrojtje të atdheut, duke përzier në historinë e rezistencës “heronjtë e Partisë së kuqe”. Ende sot nuk përmenden 160 ushtarë të Mbretërisë Shqiptare, dëshmorë të Kombit, besnikë të shtetit legjitim, që ranë në mbrojte të Atdheut më 7 Prill 1939!    

Shqipëria ka një histori europiane, në epiqendër të së cilës një kulturë të vyer Ilire. Ne nuk kemi nevojë të promovojmë një histori të trishtë të bunkerizimit të vendit tonë nga një mentalitet izolues dhe antinjerëzor.

Për gjysmë shekulli 3 milion Shqiptarë kanë qënë të gjithë viktima. Disa e dinin, të tjerë jo...Pasojat e atij regjimi janë pengesa kryesore për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së vendit. 

Shqiptarët janë qytetarë të denjë europian, dhe qytetarinë e dëshmuan edhe njëherë me forcë në solidaritetin e jashtëzakonshëm e aq mbreslënës që treguan dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj njëri tjetrit në ditët e fundit. Shqiptarët treguan empati, maturi, pergjegjësi dhe dashuri për njëri tjetrin. Dhanë shembullin më të mirë sesi duhet të kujdesemi për Shqipërinë tonë të shtrenjtë e të përbashkët”, ka shkruar Familja Mbretërore Shqiptare. 

Princ Leka dhe Elia Zaharia
Ora 15:30
'Po pasurohesh me taksën e Rrugës së Kombit' Replika e Ramës me qytetarin: T’ju vijë turp, turpëroni familjen dhe traditën tonë!

Kryeministri Rama ka bërë një replikë të fortë ndaj një qytetari (mesa duket nga Kosova) i cili ka akuzuar kryeministrin se po pasurohet me taksën e Rrugës së Kombit, e cila në fakt është hequr nga koncensionari deri në përfundim të situatës së emergjencës nga tërmeti.

Por, këto akuza nuk kanë mbetur pa një përgjigje nga Rama, i cili thekson se kjo akuzë dhe ky komunikim janë një turpërim për familjet dhe traditën shqiptare.

Nga ana tjetër Rama thekson se “te shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht eshte duke bere me mish e me shpirt punen e vet, qe mund ta kritikosh sa te duash, nuk eshte as njerezore, as shqiptare! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave te knaqun” siç i quante Migjeni, une nuk kam futur kurre doren me xhepin e askujt dhe jo me te jem pasuruar me hajni e me poshtersi!”

Më poshtë, replika e plotë:

Komentuesi shkruan te një postim i kryeministrit në Facebook se “Une them gjithmon jemi populli me i mir ne bote mos ta kishim kete udheheqsi heke taksen o Edi se boll ki bo lek mos u mundo me fatkeqsi te pasurohesh ne jemi nje gjak.”

Përgjigja e Ramës:

Leutrim Gashi ty dhe te gjithe atyre qe flasin e ndyjne mjedisin e komunikimit publik njesoj si ti, ne Shqiperi, Kosove a kudoqofshin, duhet thjesht t’ju vije TURP qe shani e akuzoni ketu, pa piken e turpit, duke turperuar jo veten tuaj te paturpshme, po prinderit tuaj, familjet tuaja dhe vete traditen shqiptare!

Te shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht eshte duke bere me mish e me shpirt punen e vet, qe mund ta kritikosh sa te duash, nuk eshte as njerezore, as shqiptare! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave te knaqun” siç i quante Migjeni, une nuk kam futur kurre doren me xhepin e askujt dhe jo me te jem pasuruar me hajni e me poshtersi!

Sepse une nuk jetoj per lek e per pasuri, po per dhuntite qe me ka fal Zoti, per mesimet qe me kane dhuruar prinderit, per emrin qe u kam borxh femijeve dhe per borxhet qe u kam te gjithe atyre pa te cilet s’do isha ky qe jam, mesues te artit, te kultures a te historise e te politikes apo njerez te afert a te larget, qe kane ndikuar ne jeten time!

Po kategoria jote nuk ka lidhje me asgje nga keto dhe ti akuzon ose per gjera qe i ke bere vete ose per gjera qe do t’i kishe bere me siguri po te ishe ne vendin tim! Por une te meshiroj ty e kategorine tende dhe perpjete te hidheni, mua ju as me ndalni dot, as me beni dot si veten tuaj te kote! Ik tani dhe Zoti te dhente jete e shendet qe te kesh sa me shume kohe te gjesh driten e arsyes qe te mungon…

 

Ora 14:10
Meta viziton të prekurit nga tërmeti në zonën e Kënetës: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është hap pozitiv

1574858602_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme në zonën e Kënetës ku vizitoi të prekurit nga tërmeti. Gjatë fjalës së tij Meta tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim.

“Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimet. Pastaj në mënyrë më transparente do bëhet edhe përllogaritja. Fakti që është shpallur gjendje e jashtëzakonshme është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc. Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme”, shprehet Meta.

Ora 13:16
Basha rikthehet në Thumanë: Këto janë 5 pikat që duhet të veprojë qeveria (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike edhe ditën e sotme ka qenë u pranishëm në Thumanë, ku shembja e tre pallateve nga tërmeti, la pas shumë viktima dhe të plagosur. Basha ka kërkuar edhe 5 pika që sipas tij qeveria duhet t'i përmbushë në mënyrë që të konkretizohet gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas kreu të PD, pikë së pari duhet që kërkim-shpëtimi duhet të vazhdojë deri në fund dhe nuk duhet të ndërpritet. Po ashtu sipas Bashës familjet që janë prekur nga tërmeti nuk duhen lënë në çadra por duhet të sistemohen në apartamente për të paktën 6 muaj.

Si pikë të tretë Basha ka theksuar se strukturat e shpëtim kërkimit shqiptarë duhet të stërviten, pasi nuk kishin mjetet e duhura për të punuar. Ndërsa më pas Basha ka shtuar se në pallatet e zonat e shpallura të pabanueshme duhet të evakuohen të gjithë personat. Në fund kreu i PD la thënë se duhet një informim sa më i mirë për pasojat e tërmetit duke qenë së Shqipëria është një zonë që goditet shpesh nga aktiviteti sizmik.

"Humbje e rëndë. Mendimet tona lutjet tona janë më familjet e tyre. Mirënjohje për punën që kanë bërë kërkim shpëtimit. Falenderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga larg për të na ndihmuar. Me specializimin e tyre e kanë bërë më të lehtë punën e ekipeve të shpëtimit. Dje kam vizituar familjet në çadra. Është e vështirë." tha Basha.

"Në mënyrë të përsëritur kamë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sot është shpallur. më mirë vonë sesa hiç. Është me prioritet që të mos mbetet vetëm llafe. Përfundimi i kërkimeve deri në fund. Ata që kanë mbetur pa banesa, nuk mund të qëndrohet gjithmonë në çadra. Duhen të futen në apartamente për të paktë 6 muaj. qeveria duhet të marrë masa që çdo familje të vendoset në apartamente. Kanë humbur sigurinë e tyre dhe shtëpitë e tyre. Të marrin masat dhe këta njerëz të jenë të strehuar e të sigurt. Së treti është mësimi se nuk kemi struktura të mirëfillta. U shpreh mirënjohje por i kemi parë se as dorashka nuk kishin. Blerja e paisjeve, trajnimi i tyre të bëhet brenda kësaj. Së katërti duhet të merren masa për të gjithë objektet që janë në rrezik. Një vit më parë këto pallate u goditën rëndë. Duhet të evakuojmë të gjithë ata që janë në zona rreziku. Duhen informuar se në çfarë zonë ndodhet Shqipëria. Masat që duhen marrë. Këto janë 5 pikat emergjente që të konkretizohet gjendja e e jashtëzakonshme. " shtoi më pas ai.

Ora 12:00
Veliaj: Do rindërtojmë banesat e dëmtuara! Të gjitha institucionet janë në këmbë, asnjëri nuk është vetëm

1574852515_VELIAJ.jpg

Menjëherë pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi disa nga familjet e prekura më rëndë nga tërmeti i fundit, të cilat janë strehuar përkohësisht nëpër çadra pranë banesave të tyre të pabanueshme. Teksa vizitoi familjen me 5 anëtarë të Ilir Drizës në Farkë të Madhe, Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të rindërtojë të gjitha banesat e dëmtuara, ndërsa për ato me dëmtime të pjesshme do të bëhen dëmshpërblimet përkatëse.

“Kolegët e Bashkisë së Tiranës, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe i gjithë stafi drejtues, do ta gdhijnë sot, ose në qendra sociale, ose duke qenë pranë komunitetit, ose duke bërë një skanim të dëmeve që kemi pasur në zonat rurale, kryesisht periferike. Shtëpia e Ilirit është goditur edhe nga tërmeti i parë. Teksa kishim përgatitur një dëmshpërblim për dëmet e tërmetit të parë, erdhi i dyti që e bëri situatën edhe më keq. Na duhet të shtojmë numrin e shtëpive që do të bëjmë nga e para. Siç filluam edhe me komshinjtë e tjerë, të cilëve iu prish shtëpia dhe e bëmë nga e para, kështu do t’i bëjmë të gjitha”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se grupet e punës janë në terren dhe po bëjnë menaxhimin e të gjitha rasteve. Ai u shpreh se Tirana do të rikuperojë në kohë rekord dëmet e shtëpive. “Do të shkojmë në të gjitha vendet ku ende nuk kemi çuar çadrat dhe ende nuk kemi bërë një kontroll fizik. Besoj se deri sa të gdhihet mëngjesi do të kemi bërë një kontroll fizik në të gjithë territorin. Halli i Tiranës, që ka vetëm dëme materiale, nuk i ngjan kurrë hallit të Durrësit e Thumanës. Megjithatë, edhe pse fatmirësisht Tirana shpëtoi nga humbjet në jetë njerëzish, nuk do të thotë se nuk duhet të rikuperojmë në kohë rekord gjithë humbjet e shtëpive apo gjithë dëmet që janë bërë në prona”, tha ai.

Veliaj u shpreh se puna do të vijojë edhe për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga tërmeti i parë, përmes dhënies së dëmshpërblimeve. “Siç miratuam 507 dëmshpërblime, do të vazhdojmë me një 500-she tjetër, pra, ato që kanë dëme të vogla dhe sidomos në hapësirat e qytetit. Për ata që kanë dëme të mëdha, edhe me donatorët, siç e bëmë me 50 shtëpitë e para që arritëm të ndërtonim pas 21 shtatorit, ashtu do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e tjera. Dua që Ilirit, përveç ushqimet, batanijet, çadrat dhe gjithë mbështetjet e tjera, t’i fillojmë letrat për donacione dhe për ribërjen e shtëpisë së re, që të sigurohemi se ringrihemi në këmbë nga ndoshta fatkeqësia më e madhe që na ka ndodhur në vitet e fundit”, deklaroi kryebashkiaku.

Sipas tij, shteti është në këmbë, duke filluar nga kryeministri e deri tek fadromisti, të cilët po japin ndihmën e tyre për kalimin e situatës emergjente.

Ora 11:25
Rama: Brenda 2020 do të ndërtohen shtëpitë e rrënuara! Pacolli: Të gatshëm për të kontribuar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Durrës, ku ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti, është takuar me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacoli.

Rama është shprehur se shpreson që brenda 2020 të gjithë shtëpitë e rrënuar nga tërmeti të ndërtohen.

"Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t'ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën.

Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t'i çuar edhe jashtë.

Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur ti akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër.

Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Banda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia", tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Pacolli është shprehur se populli është solidarizuar me Shqipërinë.

"Populli i Kosovës solidarizohet. Unë personalisht, ne të gjithë jemi duke punuar dhe besoj se që nga dje është bërë punë. Ne jemi të gatshëm t'ju vijmë në ndihmë të plagosurve, ata që kanë nevojë për shërim dhe ata që kanë mbetur pa strehim. Ne jemi gati dhe vetëm të koordinohemi", u shpreh Pacolli.

Ora 10:58
Rama në Durrës, viziton banorët e prekur nga tërmeti dhe ekipet e emergjencave civile të kërkim-shpëtimit (VIDEO)

Pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren.

Rama ka qenë në Durrës, tek pallati 6 katësh, ku pa nga afër punën që po bëjnë ekipet e shpëtim-kërkimit.

1574848514_ramaen.jpg

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishin edhe në çadrat ku të prekurit nga tërmeti kanë kaluar natën.

Ora 09:42
Tërmeti me disa viktima dhe qindra të plagosur, Behgjet Pacolli në Thumanë (VIDEO)

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli pa nga afër situatën në Thumanë, një ditë pas tërmetit prej 6.4 ballë, ku shkaktoi disa të vdekur dhe qindra të plagosur.

Në Thumanë ndodhen emergjencat civile të ardhur nga Kosova, të cilët po punojnë për të nxjerrë personat që ndodhen ende nën rrënoja.

Më herët në Thumanë, ishte edhe zv.kryeministri në detyrë i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ora 09:40
Meta dhe Pacolli takojnë forcat emergjente në Thumanë: Mirënjohje për gatishmërinë e lartë (VIDEO)

Pas goditjes së fuqishme që pësoi Shqipëria nga një tërmet prej 6.4 ballë mëngjesin e të martës, ku la shumë viktima dhe qindra të plagosur, e para që u angazhua për të ndihmuar vendin tonë ishte Kosova.

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Ilir Meta, bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj, ishin në Thumanë, ku takuan njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës.

Meta thotë se i ka falenderuar për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë që kanë treguar.

“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!

FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”,-shkruan Meta.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RROFTË HASHIM THAÇI: 27/11/2019 21:24

    VDEKJE e Politikanëve HAJDUTË të Shqipêrisë të këtyre 29 Vjetêve !!! VDEKJE e gjithë Petritë Vasilëve HAJDUTË të këtyre 29 Viteve , që NUK kanë lënë GJË pa VJEDHUR këto 29 VJET RRESHT !!! RROFTË KOSOVA!! RROFTË POPULLI SHQIPTAR kudo në BOTË !! RROFTË HASHIM THAÇI dhe POPULLI i KOSOVËS

    Përgjigju
  • redi: 27/11/2019 20:21

    Sot me teper se kurre duhet solidaritet dhe lutemi zotit te mos kete viktima.Qeveria po jep maximumin dhe shikohet si po vepron.Nguahell7me fam8ljeve per jetet e humbura se cdo gje mbas disa kohesh do i kthehet normalitetit .Bravo miqve qe erdhen per te ndihmuar ,se populli thote miku i mire ne dite te veshtira .Komentet bajate dhe pa vlere vec urrejtje krijojne ne keto dite te veshtira

    Përgjigju
  • Erjon: 27/11/2019 17:03

    Ne keto momente duhet te mendojme dhe te lutemi per njerzit vellezer shqiptar nuk eshte moment per gjykime flm

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/11/2019 13:17

    Edhe ky B Pacolli është dinak dhe i pa besueshëm , pasi iu refuzua leja e ndërtimit në bregdet vie dhe shitet sikur një dhurues tani, për ta përfituar at leje ndertimi prap për at resortin e tij me para ruse , më besoni këtë që e them! Më dhembë shpirti kur shofë bërje politike në këtë situat emergjente për popullin tim të dashur ...!!!

    Përgjigju
  • Ema: 27/11/2019 11:15

    Presidenti e dinte qe do binte termet pse si lajmeroj njerezit qe te merrnin masa apo kishte hallin qe te hiqej vemendja nga problemet e tij .

    Përgjigju
    • Bo bo: 27/11/2019 12:11

      Termetet nuk parashikohen zonje,Likja gomari mund te thote edhe kujdes se do kete permbytje dhe mund te kete permbytje por hajdut mbetet

  • Arbëri: 27/11/2019 09:23

    Mos bëni politik në tragjedi kombëtare o hajna që të dy ju jeni hajna !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK