Sipas radios “Cadena Cope”, Di Maria ka refuzuar ofertën e Realit në vlerë 3,5 milionë euro në edicion (aktualisht merr 1,8 milionë), pasi ai kërkon 5 milionë euro në edicion, po aq sa janë të gatshme t’i ofrojnë Çelsi dhe Mançester Siti.
Gjatë verës së kaluar portugezi haptazi ka kërkuar përmirësimet e kushteve financiare të kontratës, por deri më tani klubi nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim.
Argjentinasi Di Maria aktualisht është duke vuajtur nga lëndimi, i cili e la jashtë fushës në tre muajt e fundit duke përfshirë ndeshjen në Champions ndaj Apoel Nicosia. Ai ka një kontratë me “klubin mbretëror” deri në vitin 2016.
