Angela Jolie heq dhe vezoret 
tashmë nuk do të ketë më fëmijë

Angela Jolie heq dhe vezoret <br />tashmë nuk do të ketë më fëmijë
Aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie, e cila vetëm dy vjet më parë ka hequr dy gjokset e saj për të evituar një kancer të mundshëm, ka rrëfyer se para një jave ka hequr edhe vezoret. “Tashmë jam në menopauzë”,-është shprehur aktorja.

Gjatë javës që lamë pas nëna e 6 fëmijëve ka hequr vezoret si dhe tubat e falopit duke mos patur më mundësinë për të mbetur shtatzënë. Mundësitë për një kancer në qafën e mitrës ishin me 50% tek aktorja, ndërsa për kancer në gjoks 87%. Gjithashtu Jolie është shprehur se këtë operacion e kishte planifikuar prej kohësh por doktori i saj vendosi për ta kryer vetëm javës që shkoi.

“Kam kaluar atë që ndoshta shumë gra e kanë kaluar. I thashë vetes të qëndroja e qetë, të bëhesha e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të kisha mundësi të shihja fëmijët të rriten dhe të mos njihja nipërit e mi,”-ka vijuar aktorja hollivudiane.






Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'