BERLIN- Gjermania dhe Franca po përpiqen të gjejnë një vizion të përbashkët për të ringjallur ekonominë e Europës. Kështu, kryeministri francez Manuel Valls ka kryer vizitën e tij të parë në Berlin si kryeministër ku do të përfaqësojë Francën në bisedimet në Berlin. Kancelarja gjermane e priti sot me nderime homologun e saj francez Valls.
Udhëtimi i Valls vjen pas një krisjeje marrëdhëniesh mes dy vendeve, ndërkohë që unioni po lufton në përballjen me një krizë të zgjatur financiare që i ka lënë qytetarët e saj të varfër dhe të papunë. Por ekziston rreziku që Valls dhe Merkel të flasin për të kaluarën: Franca kërkon mirëkuptim nga Berlini për premtimet fiskale të thyera nga ana e saj, ndërsa udhëheqësit gjermanë mund të kërkojnë reforma të thela dhe ashpërsim buxhetor nga Parisi.
Në drekën e tyre rreth njëorëshe, ata do të shqyrtojnë edhe ekonomitë e kryeqyteteve të tjera të zonës euro, veçanërisht Athina, Dublini, Lisbona dhe Madridi, udhëheqësit e të cilëve nuk iu janë përmbajtur rregullave ekonomike të BE-së. Një dekadë më parë, udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Europës nuk iu përmbajtën premtimeve për të frenuar deficitet e tyre, një shkelje që minoi rregullat e bllokut mbi disiplinën buxhetore duke përgatitur terrenin për krizën e saj të borxhit.
Dallimi është se Berlini gradualisht filloi të sillte ekonominë brenda rregullave të BE-së, ndërsa Franca u ndal, duke ndikuar në rritjen e deficitit buxhetor. Jo më larg se këtë muaj, qeveria franceze pranoi se nuk do të ulte deficitin e saj në kufijtë e vendosur nga BE-ja, të paktën deri në vitin 2017.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com