Angela Merkel përmend Ramën
në takimin me Kristian Demokratët

Angela Merkel përmend Ramën<br />në takimin me Kristian Demokratët
GJERMANI- Gjatë takimit të partisë Kristian Demokrate, kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmendur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Në këtë takim u diskutuan çështjet e Europës dhe konkretisht, programi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare europiane, më 25 maj 2014.
 
Kancelarja gjermane ka përmendur në fjalën e saj takimin me kryeministrin Rama dhe çështjet ku është fokusuar biseda, edhe sa i takon integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
 
“Çfarë është realizuar në këto 100 vjet, na jep ne arsyen për të votuar më 25 maj. Ne drejtohemi nga motoja themeluese e Unionit Kristian Demokrat “ Me besim të plotë te Zoti, ne dëshirojmë të ndërtojmë për fëmijët dhe nipërit tanë, një të ardhme të lumtur”.

Çfarë guximi, të dashur miq, çfarë vizioni. Ne u jemi mirënjohës, atyre që ndërtuan këtë kohë të ndritshme për ne. Ata tejkaluan varret e Europës, mirënjohje për Konrad Adenauer deri te Helmut Kohl. Shumë faleminderit për këtë vizion dhe guxim.

Çdo brez ka sfidat e tij. Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Europë. Pastaj përjetuam në vitet 90-të, luftërat e tmerrshme në Ballkan.

Këtë javë ishte në takim me mua, Kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri- tjetrin si Kryeministra, me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin.

Pa perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor, kjo do të ishte e pamundur, dhe kjo është çka ne kemi arritur/krijuar në vitet e fundit, të dashur miq, dhe kjo është e mrekullueshme”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalën e saj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta