Angela Merkel para turit në Ballkan: 
Shqipëria ka ende rrugë për në BE 

Angela Merkel para turit në Ballkan: <br />Shqipëria ka ende rrugë për në BE 
Në prag të nisjes së turit në Ballkan, kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një intervistë ku flet për marrëdhëniet e vendeve të rajonit dhe integrimin e tyre në BE. Merkel thekson se integrimi në BE është rruga e vetme që vendet e rajonit të mos kenë konflikte. Duke folur për Shqipërinë, kancelarja gjermane shprehet se, vendi ka përbërë përparime, por ka ende punë për të bërë deri në anëtarësim në BE.
 
“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Dhe ne gjithashtu besojmë se kjo është mënyra e vetme për shuarjen e konflikteve mes vendeve të rajonit. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat këto vende ende kanë, ka përparim. Duhet të kujtojmë se Kroacia dhe Sllovenia si vende të ish-Jugosllavisë janë tashmë anëtarë të Bashkimit Evropian. Kanë arritur mjaft sukses. Me Serbinë janë hapur disa kapituj, por janë ende në fillim të procesit të pranimit. Dhe në Shqipëri ka ende shumë për të bërë, por të paktën tani ata janë tashmë vend kandidat”, shprehet Merkel.
 
Ndërsa e pyetur nëse vizita e saj në Shqipëri dhe Serbi do të shërbejë për afrimin e këtyre dy vendeve, Merkel u përgjigj se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet më aktive që po punojnë për arritjen e objektivave të Konferencës së Ballkanit Perëndimor.
 
“Ne shohim dritë dhe shohim dhe hije. Por në fund të fundit, ne patëm vizitë të një kryeministri të Shqipërisë për herë të parë në Serbi. Pra ka shpresë. Ne vitin e kaluar patëm Konferencën e Ballkanit Perëndimor që këtë vit do të zhvillohet në Austri. Shqipëria dhe Serbia janë duke punuar në mënyrë shumë aktive për objektivat e konferencës që synon avancimin e projekteve të infrastrukturës dhe propozon shkëmbimin e të rinjve”, tha kancelarja gjermane.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)