Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)

TIRANË- Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025.

Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykatës së Lartë. Sipas ligjit kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë, ex officio.

Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:
Anëtarë nga Kushtetuesja:  Marjana Semini dhe Ilir Toska, zëvendësues Marsida Xhaferllari
Anëtar nga Gjykata e Lartë: Sokol Sadushi, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Medi Bici
Anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme: Alma Muça, zëvendësues Thoma Jano
Anëtarë nga Gjykata e Apelit: Fuat Vjerdha dhe Enkela Vlora, zëvendësuese Elvana Çiçolli
Anëtarë nga Prokuroria e Apelit: Irma Balli e Etjen Kapo, zëvendësues Genti Xholi
Anëtar nga Gjykata Administrative: Nafije Hasko, zëvendësues Bezart Kaçkini.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Të pranishëm në proces ishin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Gjykata e Lartë siguron mbështetjen e ne vojshme organizative, administrative dhe financiare për realizimin e funksioneve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi. Ai  mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ky Këshilli shqyrton dhe i rendit kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve nuk është e detyrueshme.

Organet e emërtesës, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, emërojnë dhe zgjedhin gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese ndërmjet tre kandidateve të renditur në tri vendet e para nga Këshilli. Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të drejtësisë ndërmjet pesë kandidatëve të renditur në pesë vendet e para nga Këshilli.

Në rastin kur këto organe të emërtesës nuk arrijnë të emërojnë dhe zgjedhin kandidatin, i emëruar në detyrë është kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital

Bove zgjohet pas 13 orësh: Faleminderit të gjithëve! Mjekët për futbollistin 22-vjeçar: Do qëndrojë në spital