Angela Merkel viziton Tiranën më 14 shtator, takohet me Ramën dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Angela Merkel dhe Edi Rama
TIRANË-Kandelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën. Burimet për Report Tv konfirmojnë se Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.
Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.
Lidhur me këta kritika vetë kancelarja Merkel i tha Ramës së kanë komunikuar në telefon dhe shpreson shumë që të bëhet progres në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel theksoi se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Merkel bëri të ditur se Gjermania do të ndajë 3 milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.3%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.8%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
Qofte e mbare kjo vizite e Kancelares A.Merkel ne Shqiperine tone. Respekt dhe mirenjohje per kontributet e saj te deritashme.
Përgjigju