Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira  që përfaqësoi Qipron në Eurovision,  me këngën “Fuego” arriti të dalë e dyta pas votimeve në finale.

Ndër votuesit e shumtë të këngëtares shqiptare ka qenë edhe personalitet të politikës si  kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Ajo votoi ‘Fuego’. Mirëserdhe në skuadrën Fouriera”, shkruan Eleni në Twitter.

Eleni Foureira e ka publikuar në rrjetin social Twitter videon dhe thotë se ndihet shumë e lumtur që është votuar nga kancelarja Merkel.

Kujtojmë se Eleni Foureira u rendit e dyta pas Izraelit me një diference të vogël votash.