Angelina Jolie dhe Brad Pitt foto
intime në kopertinën e Vanity Fai
Lexoni në brendësi për xhelozitë e Brad Pitt gjatë xhirimeve të filmit "By The Sea".
Dyshja simpatike, Brad Pitt dhe Angelian Jolie, kanë pozuar së fundmi në një set fotografish intime, të realizuara nga fotografi Peter Lindbergh për Vanity Fair. Angelina që vetëm së fundmi pohoi se ajo dhe Brad kanë zënkat e tyre si çdo çift tjetër, por do të qëndrojnë gjithnjë pranë njëri-tjetrit, ka shtrirë kokën në kraharorin e bashkëshortit të saj (që rastësisht është një nga meshkujt më të lakmuar në botë).
Ky i fundit nga ana tjetër, me mjekër dhe simpatik si gjithnjë, ka mbështetur kokën mbi atë të Angelinës. Menjëherë pas promovimit të filmit të tyre të ri "By The Sea", çifti që ka dhe 6 fëmijë ka dhënë një numër të madh intervistash ku kanë nxjerrë në dritë një anë të panjohur të jetëve të tyre. Në njërën prej tyre aktorja 40-vjeçare pohoi se xhirimi i skenave të seksit me bashkëshortin e saj, në film, ishin 'gjëja më e çuditshme'.
Ajo tha për Entertainment Weekly: "Është gjëja më e çuditshme në botë të shtrihesh e zhveshur në vaskë, me një iPad në dorë, ndërsa burri yt është tek dera dhe ti e thërret që të vijë të bëni dashuri përpara një tufe me burra të tjerë me kamera në dorë." Dhe nuk ishte vetëm Angelina ajo që stepej përpara kameramanëve.
Instiktet mbrojtëse të 51-vjeçarit hynë në fuqi dhe nuk lejoi njeri të shihte gruan e tij teksa parakalonte pa rroba. Angelina që kishte dhe detyrën e regjizorit tha: "Nuk mund të dilja nga vaska dhe të shkoja tek ekrani, pasi regjizorja ishte e zhveshur. Ne jemi artistë dhe duam të jemi të lirë, por Brad - është gruaja e tij. Detyra e tij ishte të mbante peshqirin. Më mbulonte gjatë gjithë kohës me peshqir.
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)
176/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja në Durrës! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53
-
Vijon puna në aksin Shëngjin-Velipojë, Rama: Investim strategjik në fushën e turizmit
13 Tetor, 09:23
-
'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra
13 Tetor, 08:50
-
Pritet hapja e kampit në Gjadër, Rama: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga struktura! Ajo që ndodh atje s’na shqetëson, përfshihemi vetëm nëse na e kërkon Italia
13 Tetor, 08:17
-
'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë
13 Tetor, 07:43
-
Vranësira e temperatura deri në 24 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
13 Tetor, 07:42
-
Festa e beqarisë së Dafinës, mikeshat e lënë pa fjalë me surprizën
13 Tetor, 07:28
-
Mundësi të reja në punë dhe në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
13 Tetor, 07:07
-
Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën
12 Tetor, 22:50
-
Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Miqësi e palëkundur, theksuam vendosmërinë për të luftuar FETO-n
12 Tetor, 22:43
-
'Serbia ka provokuar sërish', Albin Kurti publikon fotot: Ka lëvizur trupat 50 metra afër vijës kufitare
12 Tetor, 22:26
-
Ministria e Jashtme e Kosovës e konfirmon, një shtetas i Kosovës u ndalua nga autoritetet serbe në kufi me Hungarinë! Daçiç: U arrestua një kriminel lufte
12 Tetor, 22:19