Aktorja Angelina Jolie parakaloi në tapetin e kuq me vajzën e saj 15-vjeçare Vivienne Jolie-Pitt për premierën në Broadway të muzikalit të ri ‘The Outsiders’.
Dyshja nënë-bijë kaluan së bashku në tapetin në Teatrin Bernard B. Jacobs të Nju Jorkut pasi punuan së bashku në shfaqje, me Jolie duke marrë një rol bashkëprodhues dhe Vivienne si asistente.
Aktorja fituese e çmimit Oscar, 48 vjeçe, mbante veshur një fustan ari të gjatë, me një pelerinë kafe të çelur.
Vivienne, zgjodhi një jumpsuit blu të errët me atlete blu të zbehtë për pamjen e saj në tapetin e kuq.
Vivienne është vajza më e vogël e Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhe ka filluar të ndjekë hapat e prindërve të saj.
Jolie njoftoi për herë të parë se ishte në pritje të ëmbël kur debutoi në tapetin e kuq të Independent Spirit Awards. Më 12 korrik 2008, binjakët e saj, Vivienne Marcheline dhe Knox Léon, lindën në Nice, Francë. Vivienne lindi një minutë pas vëllait të saj.