Aktorja e njohur amerikane dhe aktivistja humanitare Angelina Jolie ka mbërritur në pikën kufitare Rafah në Egjipt, ku ka shprehur solidaritet me popullin palestinez në një moment të vështirë humanitar.
Gjatë vizitës së saj, Jolie ka vëzhguar nga afër përpjekjet që po bëhen për dërgimin e ndihmës humanitare drejt Rripit të Gazës, duke u fokusuar në mbështetjen për civilët e prekur nga kriza aktuale.
Angelina Jolie, e njohur për angazhimin e saj shumëvjeçar në çështje humanitare dhe të drejtave të njeriut, ka theksuar rëndësinë e aksesit të vazhdueshëm të ndihmës për popullsinë civile dhe nevojën për mbrojtjen e jetëve të pafajshme.
Vizita e saj vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për më shumë ndihmë dhe zgjidhje humanitare për situatën në Gaza.
Komente













Nji katastrofe qe bota e lejoj qe te ndodhi jo se Izraeli nuk e ka te drejten qe te mbrohet por kjo ishte e planifikuar sebashku me Amerikanet qe te krijojne nji katastrofe per ta zhdukur popullin dhe ta marin Gazen per intereset e veta ,asnji shtet ne bote nuk ja trgoj dhembet Izraelit qe ti prishte maredheniet me ta por vetem me fjale ku edhe sot Izraeli ndalon ndihmat kurse OKB hesht dhe sot del ne gazete nji aktiviste qe deri me tani heshti turp per boten qe lejojn Netanjahun dhe Trumpin qe te bejn si duan ata dhe kjo nuk eshte fundi i katastrofave qe dote ndodhin nga Izraeli dhe Amerikanet.
Përgjigju