I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka mbërritur në Izrael, ku pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Kjo vjen pasi Kushner zhvilloi bisedime të rralla me Hamasin në lidhje me zbatimin e planit të paqes në Gaza të mbështetur nga SHBA-të.
Një zyrtar palestinez i tha BBC-së se Kushner, u takua të dielën në Egjipt me një delegacion të udhëhequr nga lideri i ri i Hamasit, Khalil al-Hayya.
Takimi konsiderohet i rëndësishëm pasi është kontakti i parë i këtij niveli që prej arritjes së marrëveshjes së armëpushimit për Rripin e Gazës vitin e kaluar.
Sipas raportimeve, në bisedime morën pjesë edhe të dërguarit e Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe përfaqësues të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, vende që kanë ndërmjetësuar në përpjekjet për paqe.
Muajin e kaluar, Bordi i Paqes i Trump tha se kishte arritur një marrëveshje për "çarmatimin e plotë" të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza.
Por një javë më parë Izraeli hodhi poshtë planin 15-pikësh të Trump, i cili gjithashtu bën thirrje që trupat izraelite të tërhiqen dhe që Gaza të rindërtohet nën një administratë të re civile palestineze.
"Izraeli e hedh poshtë dokumentin 15-pikësh të Bordit të Paqes mbi Gazën. IDF nuk do të kryejë asnjë tërheqje derisa Hamasi të çarmatoset vërtet", tha Netanyahu javën e kaluar.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit. Lufta u shkaktua nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.
Izraeli iu përgjigj sulmit duke nisur një fushatë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 73,000 njerëz, përfshirë 21,280 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Foto: Itamar Ben-Gvir
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë thirrje që forcat izraelite të vrasin çdo natë 30–40 persona në Gaza.
Ben-Gvir i bëri deklaratat gjatë një podcasti me Rom Braslavskin, një ish-i burgosur izraelit i mbajtur në Gaza.
“Ka njerëz atje që nuk e meritojnë të jetojnë. Ata nuk duhet të jetojnë. Ata nuk janë as njerëz”, tha Ben-Gvir.
Deklaratat janë pjesë e një historie të gjatë qëndrimesh ekstremiste nga Ben-Gvir, i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ka në varësi policinë dhe shërbimet e burgjeve në Izrael.
Ndërsa Izraeli i afrohet zgjedhjeve të 27 tetorit, ministri i ekstremit të djathtë ka fituar më shumë ndikim politik.
Gjatë bisedës me Braslavskin, Ben-Gvir tha se nuk ishte dakord me vendimin e Netanyahut për të kufizuar sulmet ushtarake në Gaza.
Ai kërkoi rikthimin e vrasjeve të synuara, edhe ndaj personave që nuk përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë në atë moment.
-
He mo Rame,ke ndonje koment per deklaraten e Ben-Gvirit?
Përgjigju -
Ky duhet te perfundonte ne duart e "Hitlerit" !! Kafshe me fytyre njeriu ! Tironci
Përgjigju






Komente
Komento