ATHINE - Për herë të parë, një kandidat për deputet socialist në Qarkun e Gjirokastrës, organizon strukturat socialiste në emigracion, në vigjilje të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Anastas Angjeli, një prej pesë kandidatëve socialistë për deputet në qarkun e Gjirokastrës, ka organizuar një takim të zgjeruar në kryeqytetin grek, për të ngritur shtabet elektorale të rrethit të Gjirokastrës në përbërje të të cilit, do të jenë emigrantët që punojnë e jetojnë në Athinë, që për herë të parë do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të votuar në zgjedhjet e 23 qershorit.
Për kryetarin e PS-së së rrethit të Gjirokastrës, Florijan Hysi, më 23 qershor, jo vetëm Gjirokastra, por e gjithë Shqipëria, ka nevojë për emigrantët për t’u shkëputur një herë e mirë nga një pushtet pushtuesish dhe për t’i dhënë dinjitetin e duhur vendit.
Krerët vendorë socialistë, pretendojnë që në zgjedhjet e 23 qershorit, PS të fitojë edhe një mandat më tepër nga cfarë ka deri më sot dhe kjo sipas tyre, arrihet vetëm duke shumuar votat dhe tërhequr vëmendjen e emigrantëve që jetojnë në Greqi, ardhja e të cilëve, do të jetë tejet e organizuar.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com