Një në 50 persona në  Angli është infektuar me COVID-19, javën e kaluar duke treguar edhe njëherë situatën e rëndë me të cilën po përballet vendi.  

Zyra Statistikave Kombëtare vlerëson se 1,1 milion njerëz kishin marrë virusin midis 27 dhjetorit dhe 2 janarit. Zbulimi erdhi pasi vendi postoi një rekord të ri ditor për rastet e COVID - 60,916, duke shënuar kështu edhe herën e parë që vendi ka tejkaluar 60,000. Një bllokim i ri në të gjithë vendin është vendosur të hyjë në fuqi në mesnatën e së martës.

Numri i pacientëve me COVID në spitalet angleze është në nivelin më të lartë ndonjëherë, përkundër "përpjekjeve të jashtëzakonshme" nga publiku, e cila çoi në një reduktim të pacientëve me COVID gjatë verës.

Ndërkohë që kryeministri Boris Johnson, për të zbutur disi situatën në fjalimin e tij të mbrëmshëm u mundua të jepte tone pozitive për qytetarët duke thënë se 1.3 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe në disa persona ka filluar edhe doza e dytë.

Ai tha se niveli i rrezikut për shoqërinë ishte konsideruar dhe kjo qasje ishte zgjedhur sepse ky "është një virus shumë i shpejtë në këtë moment në kohë".

Shkollat ​​në Angli do të mbyllen deri në mesin e shkurtit dhe shtetrrethimi do të jetë në fuqi për të paktën shtatë javë. Territori skocez gjithashtu është vënë nën një bllokim të plotë për të gjithë janarin dhe shkollat ​​në Uells do të mbyllen deri të paktën më 18 janar.

Britania e Madhe po përjeton një rritje të numrit të rasteve të reja të raportuara ditore të COVID-19, ku gjatë javës së fundit në asnjë moment nuk ka patur më pak se 50 000 raste.