Angli, arrestohet autori bombës
në tren, e tradhëtoi fanella e Çelsit

Angli, arrestohet autori bombës<br />në tren, e tradhëtoi fanella e Çelsit
I dyshuari kryesor në bombën në një tren, në Londër u arrestua vetëm sepse kishte veshur një fanellë futbolli të Chelsea, ndërsa po përgatitej të ikte nga vendi.

Një oficer i policisë sy-mprehtë e pa atë duke u sjellë kot në afërsi të zonës së nisjes të një trageti për në Hollandë dhe mendoi se personi po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Kur oficeri iu afrua djaloshit ai e njohu atë nga një imazh që kishte qarkulluar tek zyrtarët e porteve.

I dyshuari i tha oficerit se ai ishte duke pritur për një mik, por oficeri e arrestoi atë dhe lajmëroi oficerët e lartë.

Ahmed Hassan, 18 vjeç, thuhet se u arratis nga autobusi pasi la një bombe në një autobus më parë.

Në kundërshtim me raportet e mëparshme, policia nuk kishte qenë ende në gjendje të identifikonte dhe gjurmonte të dyshuarin e tyre kur oficeri e vërejti atë.

Hetuesit besojnë se ai planifikoi të hipte në një traget në këmbë dhe të paguante një biletë me para në dorë.    

Bomba në Parsons Green ishte në një kovë  të bardhë, e cila shpërtheu duke plagosur 30 persona.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore