TIRANË - Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton. Mbi 10 mijë delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë simotra në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e laburistëve në 2015.
Si përfaqësues i LSI-së në këtë event, Gjoni zhvilloi edhe disa takime me krerë të lartë të Laburistëve, veçanërisht me ekipin në hije të politikës së jashtme të partisë. Gjithashtu Sekretari Ndërkombëtar i LSI u takua edhe me Kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband dhe me Nën-Kryetaren Harriet Harman gjatë punimeve të kësaj konference.
Gjatë këtyre takimeve, Ralf Gjoni i informoi miqtë laburistë për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri si dhe mbi prioritetet e koalicionit të ri qeverisës.
Gjoni kërkoi gjithashtu mbështetjen laburiste për rishikimin e politikave të liberalizimit të vizave nga Britania e Madhe, si një lehtësim për qytetarët shqiptarë dhe si kontribut për rritjen e shkëmbimeve akademike, tregtare e njerëzore mes dy vendeve.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com