Angli, gjykata: Beccheti e De
 Rensi s'ekstradohen në Shqipëri

Angli, gjykata: Beccheti e De<br /> Rensi s'ekstradohen në Shqipëri
Pronari i Agon Channel Francesco Bechetti dhe administratori i bizneseve të tij Mauro De Renzis nuk do të ekstradohen në Shqipëri.

Ka qenë ky vendimi i gjykatës Londineze këtë të premte teksa ka shqyrtuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e biznesmenit italian nën akuzë për pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim, dhe vjedhje.

Vendim i cili nga pala shqiptare është vendosur të apelohet brenda afateve ligjore sapo gjykata të zbardh argumentet që çuan në mos ekstradimin e biznesmenit nën akuzë për pastrim parash.

Hetimet e prokurorisë shqiptare janë cilësuar si të pabazë nga avokati mbrojtës i Bechettit Julian Knowles QC, duke pretenduar se këto hetime ishin pjesë e sulmi ndaj interesave të biznesmenit.

Prej shkurt 2016 rezulton se biznesmeni Bechetti i fshihej drejtësisë Shqiptare dhe nga sistemi Tims ai kish kaluar kufirin pak javë para se prokuroria e Tiranës të nxirrte urdhër ndalimin për të.

Masë sigurie arrest me burg rëndon ndaj Bechettit dhe administratorit De Renzis të ndaj të cilëve ka nisur procesi gjyqësorë në dhomën penale të gjykatës së Tiranës.

Pacça këtij vendimi në Tiranë vazhdon në mungesë procesi ndaj Becchetti dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe janë zhvilluar 6 seanca.

Një ditë më parë gjyqtari Besnik Hoxha vendosi të caktoj avokat kryesisht për De Renzin e Becchetti pasi avokatët e zgjedhur prej tyre nuk ishin paraqitur në gjykim.

becheti
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot