Një 27- vjeçar i arrestuar në Angli në 22 korrik, pasi shpërndante kokainë, është dënuar nga gjykata me dy vite burg.
Jetmir Kapica u ndalua në Shelton nga policia, ku gjatë kontrollit të automjetit që ai lëvizte u gjetën një sasi kokaine me vlerë 1, 050 paund, 576 paund kesh dhe një telefon në të cilin ndodheshin një numër i madh adresash, në të cilat Kapica kishte shkuar për të shitur drogën.
“Kur e ndaluam ai na dha një ditëlindje false dhe një emër jo të vërtetë. Brenda automjetit që u kontrollua u gjetën 17 doza kokainë dhe një pako më e madhe. I pandehuri pranoi se kishte shpërndarë kokainë në disa adresa në Soke-on-Trent dhe sipas informacioneve që kemi ai ka kryer 10-12 shitje në ditë”, është shprehur prokurori Paul Spratt
Për 27- vjeçarin shqiptar prokuroria angleze kërkoi një dënim prej 2 vitesh, pasi e akuzoi për veprën penale “Zotërim të drogërave të klasit A me qëllim shpërndarjeje”.

(Jetmir Kapica)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com