Angli/ Iu gjetën armë dhe 12 kg kokainë në banesë, në pranga 29-vjeçari shqiptar

Angli/ Iu gjetën armë dhe 12 kg kokainë në banesë, në pranga 29-vjeçari shqiptar

Arma dhe kokaina e sekuestruar

Një shqiptar që jeton në Ilford është akuzuar për drogë, armë zjarri dhe pastrim parash.

Muhamet Qosja, nga Valentines Road, u ndalua dje nga policia teksa udhëtonte me një automjet në Melbourne Road, Ilford.

Ata dyshonin tek i riu se transportonte lëndë narkotike por në makinë nuk gjetën asgjë. Ndaj autoritetet kryen një kontroll në banesën e tij ku gjetën një revolver, 20 fishekë dhe 12 kg kokainë, të fshehura në një dhomë gjumi. 

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Angli, vlera e drogës së sekuestruar kapte vlerën e 1.2 mln paundëve britanik.

Policia dhe agjencia kanë punuar së bashku për rreth 15 vjet dhe kanë formuar një njësi të quajtur Partneriteti i Krimit të Organizuar.

Qosja, 29 vjeç, do të paraqitet nesër përpara gjykatës në Barkingside për tu njohur me masën e sigurisë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë