ANGLI- Policia angleze kapi 7 shqiptarë, duke përfshirë 4 fëmijë, të arrestuar pasi po hynin ilegalisht me një kamion në Spalding të Anglisë. Ndërkaq, autoritetet greke njoftuan se 51 shqiptarë janë kthyer gjatë muajit janar.
Grupi, me origjinë nga Shqipëria, u arrestua nga policia angleze me dyshimin se do hynin në mënyrë të paligjshme në Britani të Madhe, me një kamion në Low Fulney. Një grua 33-vjeçare, që është trajtuar me medikamente pasi nuk ndihej mirë dhe 4 djemtë e moshës mes 10 dhe 18 vjeç, së bashku me dy burra të moshës 21 dhe 37 vjeç, ishin në këtë grup.
Ata i’u janë dorëzuar zyrtarëve të Agjencisë Kufitare në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët do të kryejnë hetime të mëtejshme në rrethanat e mbërritjes së tyre në Britani të Madhe.
Nga ana tjetër, policia greke, gjatë një deklarate për shtyp njoftoi se kishte kthyer rreth 800 shtetas të huaj gjatë muajit janar, ku 51 prej tyre ishin shqiptarë, të cilët u deportuan pasi nuk dispononin dokumentacionin e duhur dhe kishin hyrë ilegalisht në Greqi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com