Momentin e arrestimit në shtator 2017 Mark Gurinit iu kapën në makinë dy kile kokainë si dhe një pasaportë italiane e falsifikuar. Policia Londineze që udhëhoqi hetimin thotë se grupit iu kapën 51 kg kokainë me vlerë 4,2 milion sterlina po ashtu edhe 100.000 stërlina cash.
Policia arriti të identifikonte edhe laboratorin e kokainës në rrugën Queens ku u zbuluan 59 kile kokainë gati për shitje. Të dy shqiptarët për ti shpëtuar dënimeve të gjatë pranuan akuzat në gjykatën Blackfriars në Londër. Mark Gurini 26 vjeç u dënua me 8 vite burg ndërsa Arbian Celaj, 25, vjeç u dënua me 5 vite burg.
d.b/shqiptarja.com










