ANGLI - Pauline Bubb, 47-vjecarja nga Southampton, sulmohej rreth 30 herë në ditë nga fëmijët e saj. Djali 11-vjecar dhe vajza 9, i ngulnin gërshërët në bark, e kafshonin në fytyrë, e shanin ose i vinin duart në fyt. 47-vjecarja mbyllej në banjë si e vetmja rrugë shpëtimi nga huliganët e egërsuar. 

Fëmijët e shndërruan në një të burgosur në shtëpinë e saj. Bubb pranon se gjërat arritën në këtë pikë nga mungesa e rregullave në shtëpi. Vajza e vogël e Pauline ishte e vetmja që nuk ushtronte dhunë mbi nënën e saj dhe sa herë situata në shtëpi nxehej, largohej nga dhoma. 

Nëna e tre fëmijëve arriti të denonconte sjelljet agresive të fëmijëve të saj në një program për fëmijët e dhunshëm. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)