Angli, ndahet nga jeta filozofi i
njohur polak, Zygmunt Bauman

Angli, ndahet nga jeta filozofi i<br />njohur polak, Zygmunt Bauman
Filozofi i njohur polak, Zygmumt Bauman, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, në qytetin e Leeds në Angli.
 
Bauman lindi në Pozan në vitin 1925 dhe është i njohur për teorinë e tij të “shoqërisë likuide”. Pas pushtimit nazist të Polonisë,  Bauman emigroi në Bashkimi Sovjetik për shkak të origjinës së tij hebrehe dhe rrezikut që i kanosej për jetën nga forcat naziste.
 
Ai do të rikthehej sërish në Poloni pas mbarimit të luftës dhe më vonë do të linte vendlindjen e tij për tu transferuar në Angli, ku u vendos në qytetin e Leeds, në universitetin e të cilit do të ishte pedagogu i sociologjisë prej vitit 1971 deri në vitin 1990.
 
Shumë vepra të tij vazhdojnë studiohen edhe sot nëpër universitetet e filozofisë dhe sociologjisë në të gjithë botën. Disa prej verave të tij më të njohura janë “Dashuria likuide – mbi brishtësinë e lidhjeve afektive”,  “Gjendja e krizës”, “Vetmia e qytetarit global”, “Jeta likuide” dhe shumë të tjera.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf