Britani-Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në Worcestershire kanë tërhequr zvarrë dy emigrantë, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.
 
Nga videon që është shpërndarë nga pronari i biznesit me origjinë shqiptare duket momenti kur emigrantët dalin nga dera e pasme e lavazhit me duart lart, ndërsa pasi urdhërohen të shtrihen në tokë, njëri prej tyre tërhiqet zvarrë për disa metra.
 
Videoja është regjistruar në 28 nëntor të këtij viti, ndërsa aksioni i policisë për goditjen e emigrantëve të paligjshëm është kritikuar nga banorët e qytetit pas pamjeve të rënda.
 
Ata shprehen se kjo i turpëron britanikët dhe nuk duhet që të përsëritet, pasi emigrantët u trajtuan si terroristë.
 
Njëri nga të arrestuarit, 26-vjeç nga Shqipëria është dërguar në një qendër paraburgimi për emigrantët.
 
Ashpër ka reaguar edhe pronari i biznesit, shqiptari Bashkim Ademi, i cili shprehet se nuk kam qenë në gjendje të fle për shkak të mënyrës se si jam trajtuar.