ANGLI - Vazhdojnë hetimet e policisë lidhur me Becky Watts, 16-vjecaren nga Bristol, Angli, që u zhduk papritur nga shtëpia më 19 shkurt. Të dhënat më të fundit mbrëmjen e djeshme e drejtuan policinë drejt një piste horror. Në një shtëpi të ndodhur rreth 2 kilometra e gjysmë larg vendit ku 16-vjecarja u zhduk gati 2 javë më parë, policia gjeti pjesë trupi të prera. Megjithëse ende priten rezultatet e analizave lidhur me identitetin e viktimës së copëtuar, familjarët e Becky-t janë njoftuar lidhur me të rejat e fundit.

Ndërkohë policia ka arrestuar 5 persona, të cilët mendohet të jenë përgjegjës për ngjarjen. Mes të pandehurve, 4 janë meshkuj të moshave 29, 29, 23, 23 vjec dhe një vajzë 23 vjec. Lidhur po me këtë ngjarje, policia ka realizuar kërkime dhe në disa shtëpi të tjera që ndodhen në po të njëjtën zonë dhe kanë konfiskuar një makinë të tipit ‘Vauxhall Zafira’. Ndërkohë për gjetjen e 16-vjecares është angazhuar i gjithë komuniteti, në të cilin ajo bënte pjesë, duke ndihmuar kështu dhe policinë në hetimet e tyre. 

becky
becky

Redaksia Online

(m.p/shqiptarja.com)