Një magazinë e madhe me kanabis me vlerë rreth 700,000 paund është zbuluar nga policia në Angli.

Policia britanike në një aksion ka zbuluar një magazinë të mbjellë me kanabis. Për rritjen e tyre përdoreshin pajisje ndriçimi të sofistikuara dhe sistem ngrohje.

Policia deklaroi se ka shpëtuar dy të rinj me origjinë shqiptare, të cilët mendohet se mbaheshin me forcë për të ruajtur magazinën.

Një zëdhënës i Policisë së West Midlands tha: "Policia ka ekzekutuar një urdhër në një njësi në rrugën “Fisher" ku konfiskuan rreth 400 bimë kanabis”.

"Dy shqiptarë të moshës 22 dhe 23 vjeç u gjetën brenda fabrikës, ndërsa dyshohet se ato mund të jenë viktima të punës së detyrueshme” thotë policia vendase.

droga angli

droga angli
(Pamjet nga magazina me kanabis)

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com