Angli, shisnin kokainë nëpërmjet
'call center', burg 5 shqiptarëve

Angli, shisnin kokainë nëpërmjet<br />'call center', burg 5 shqiptarëve
ANGLI- 10 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë janë dënuar me burgim në Britaninë e Madhe pasi shisnin kokainë nëpërmjet shërbimit ‘call center’.

Një hetim 1-vjeçar i policisë britanike, që prej majit të 2012 deri në maj të 2013 regjistroi rreth 100 mijë telefonata në drejtim të këtij call center. Sipas të dhënave të policisë, banda ka fituar nga shitja e kokainës më shumë  se 4 milionë paund.

Operacioni i policisë i quajtur “Mario Line” çoi fillimisht në arrestimin e kreut të bandës, Besnik Sinanaj, i njohur dhe si Mario gjatë muajit prill të 2013-ës. Më pas, në 8 maj tëp o ati viti, një operacion i koordinuar me 160 policë çoi në arrestimin e pjesës tjetër të bandës.

Kryetari i bandës, shqiptari Besnik Sinanaj u dënua me 10 vite burg. Brezar dhe Brigal Culaj u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj.

Fatjon dhe Reoland Sinanaj u dënuan me nga 5 vite e 4 muaj burg, ndërsa Sajmir Xhakrosa u dënua me 4 vite e 6 muaj.

Ndër të arrestuarit gjendeshin dhe Claudiu Surluceanu, Ibadula Genghiz, Adrian Spulber dhe Grigore Scripcaru të cilët u dënuan me nga 20 muaj burg.

Redaksia online
(ed/esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran

Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran