Fatjon Gjini i arrestuar në Britaninë e Madhe për trafik droge pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Gjini, ka hyrë ilegalisht në Angli me një  identitet të rremë.

Arrestimi i 28-vjeçarit u bë në rrugët e Brightoni dhe pas kontrollit në makinën e tij, iu gjet një sasi prej 16.9 gramë kokainë, e cila ishte e ndarë në 25 qese, 110 paund dhe një aparat celulari të cilin e përdorte për komunikim.
 
Në rajonin e policisë i arrestuar Gjini mësohet se është shprehur se kishte filluar të shiste, pasi i kishin premtuar një shumë të konsiderueshme fitimi prej 3000 paundësh në javë.
 
Por ai tha se ky premtim që kishte marrë, ishte tërësisht  mashtrim dhe se personat që  i kishin dhënë këtë premtim më pas e kanë kërcënuar.
 
Ndër të tjera mësohet se personat që e kanë mashtruar, i kanë bërë shantazh dhe e kanë kërcënuar me jetë nëse largohej nga puna që i kishin prezantuar në fillim.
 
Ndërsa avokati i Fatjon Gjinit, ka thënë se ai ka jetuar për më shumë se një dekadë në Greqi dhe më pas është larguar drejt Anglisë për shkak të dobësimit të ekonomisë në Greqi
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com