Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Ai po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat, sipas shërbimeve të emergjencës.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë ambulanca dhe ekipet e emergjencës.
Ndërkohë pasagjerët e përshkruan ngjarjen të frikshme.
“Treni filloi të lëvizte nga njëra anë në tjetrën dhe doli nga shinat. Na u duk sikur ishim në ajër”, tha një prej tyre.







Komente
Komento