Angli/ U kap me 200 mijë paund drogë, adoleshenti shqiptar dënohet me 4.4 vite paraburgim (Emri)

Angli/ U kap me 200 mijë paund drogë, adoleshenti shqiptar dënohet me 4.4 vite paraburgim (Emri)

Foto Ilustruese

Një adoleshent shqiptar është dënuar me 4.4 vite paraburgim në Londër, për trafikim droge. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Endrit Vishaj, 18-vjeç.

Ndërlidhësit 18-vjeçar, teksa ishte duke pritur për udhëzime të mëtejshme në një park makinash në Bilston, iu kap dhe sekuestrua në pjesën e pasme të pasagjerit një qese me dy kilogramë kokainë dhe një tjetër me gati 55,500 paund në të.

Vishaj deklaroi në seancën e tij gjyqësore se kur ndodhej në parkun e makinave, e kishte kuptuar se ishte duke u ndjekur nga policia. Ai u hodh nga mjeti tip “BMW” para se të ndalohej dhe tentoi të largohej, por u kap shpejt pas një ndjekjeje të shkurtër.

Në rast se kokaina do të ishte arritur të shitej në tregun e zi e ndarë në pjesë, do të sillte një shumë prej 200 mijë paund.

18-vjeçari shqiptar, sipas mediave britanike, ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 16-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik