Angli/ U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 20 muaj burg shqiptari: Punova për të shlyer borxhin

Angli/ U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 20 muaj burg shqiptari: Punova për të shlyer borxhin

Lëndë narkotike kanabis

Angli-Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 20 muaj burg pasi merrej me kultivimin e bimëve narkotike në Angli.

Arben Kolgjoku, tha se ishte pjesë e kulturës së tij që njerëzit punonin për të shlyer borxhet, gjë që ai e bëri duke u kujdesur për rritjen e paligjshme në një shtëpi në Gateshead pasi i detyrohej 7,000 paund.

Babai i dy fëmijëve i martuar, pa vendbanim të caktuar, Kolgjoku pranoi që merrej me prodhimin e kanabisit.

Sipas vendimit të gjykatës, pas lirimit nga burgu 47-vjeçari do të kthehet menjëherë në Shqipëri.

Policia bastisi një shtëpi trekatëshe në Windmill Way më 17 maj, e cila ishte kthyer në një fermë kanabisi. Ata gjetën 283 bimë me vlerë deri në 105,000 £

Gjatë gjykimit të çështjes, Kolgjoku ka refuzuar të thotë se kujt ia kishte borxhin,raporton BBC.

Ai tha se ishte bir fermerësh, mori një diplomë në biokimi, ka punuar si truprojë në vendin e tij dhe është marrë me bujqësi në Itali, përpara se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin