"Amerika", skulptura e Maurizio Cattelan, një tualet prej ari me vlerë një milion paund, u vodh nga Pallati Blenheim, një rezidencë antike në Angli, ku ishte ekspozuar. Heqja nga funksioni i veprës artistike shkaktoi rrjedhje të madhe uji në sallat me eksponate të ekspozitës.
Organizatorët e ekspozitës artistike falënderuan policinë lokale, e cila ndaloi një burrë 66-vjeçar, por ajo nuk arriti të rekuperonte ‘Amerikën’ e vjedhur, e cila sipas policisë, mund të ishte transportuar me furgon nga njerëz që kanë ndihmuar në vjedhje.
103 kilogram ar i ngurtë
Vjedhja ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, dhe jo vetëm, për veçantinë e objektit të skalitur, i cili peshon edhe 103 kilogramë.
Cattelan: Shpresoj për një fund të lumtur.
Autori i ‘Amerika’, Maurizio Cattelan, u tha gazetarëve se së pari kishte menduar se bëhej fjalë për një shaka dhe shpresonte për një fund të lumtur. "America" fillimisht u ekspozua në Guggenheim në New York në vitin 2016, dhe asaj kohe u fol shumë për të dhe Presidentin Trump, që për shumë duhej të ishte blerësi i parë dhe i vetëm…