Noor Mohammad, i cili është autori i vrasjes së 32 vjeçares shqiptare, Romina Kalacit, është dënuar nga gjykata në Angli me burg për jetë.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 32- vjeçare shqiptare në 22 mars, ndërsa përpara gjykatës vrasësi ka pranuar autorësinë e vrasjes.
Romina Kalaci jetonte në Angli prej vitit 2016, ndërkohë që në gjykatë vrasësi 29- vjeçar ka dhënë edhe dëshminë e tij se si e ka kryer vrasjen.
Noor Mohamed kishte arritur në banesën e shqiptares i armatosur me një thikë të cilën e kishte marrë nga kuzhina e tij, me të cilën e qëlloi shqiptaren mbi kokë dhe në trup.
Autori i vrasjes Noor Mohamed
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com









