ANGLI - Fshati moçalor i Llanertyd Wells me një popullsi prej rreth 600 banorësh, mirëpriti të gjithë fansat e Kampionatit Botëror të Notit në Moçal duke shënuar dhe thyerjen e rekordit të mëparshëm kohor. I vendosur mes maleve idilike Cambrian-e, 155 pjesëmarrës u bënë pjesë e notimit në ujin e ndotur të moçalit për të pasur një kampion të radhës.
Koha nuk mund të thuhet se ishte ideale por u gjallërua nga veshjet shumëngjyrëshe si infermiere, si bretkosë apo dhe si gjuetarë fantazmash.
Ky event nisi si iniciativë e një fondacioni bamirës që pati këtë ide për të gjeneruar disa të ardhura më tepër për kauzën e tyre. Kjo është shndërruar në një event tepër interesant duke tërhequr shumë pjesëmarrës dhe në vitin e 29-të të realizimit të saj.
Çdo person që kërkon të bëhet pjesë e eventit duhet të paguajë fillimisht një kontribut të caktuar dhe më pas të notojë dy herë rrotull kanalit moçalor 55 metra të gjatë. Organizuesja e aktivitetit, Bernice Berner, u shpreh se për të pasur sukses në këtë garë duhet rezistencë, kurajë dhe një sens i mirë humori për ta marrë garën me sportivitet.
Fituesja u shpall Kirsty Johnson nga Surrey, duke thyer rekordin e shënuar në edicionet e mëparshme me pak sekonda diferencë. Ajo tregoi se suksesi qëndronte në teknikën e saj të notit, ndonëse shprehet se ishte një sfidë e vështirë dhe sfilitëse.
/Shqiptarja.com

VIDEO