Anglia dhe Belgjika nuk e duan fitoren sonte, ja arsyeja…

Anglia dhe Belgjika nuk e duan fitoren sonte, ja arsyeja…

Angli-Belgjikë

Ndeshjet e fundit të Grupit G dhe H do të japin vendimet e fundit dhe të kompletojnë çiftet e fazës së dytë të Botërorit, atë me eliminim direkt.

Ata që do të ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet e ndeshjeve të ditës së sotme, do të jenë tifozët e Anglisë dhe Belgjikës.

Dy skuadrat janë pjesë e Grupit G, që e kryesojnë me pikë të barabarta. Kështu, të dy përfaqësueset do ta njohin kundërshtarin e ardhshëm pas ndeshjes së sotme.

Kush do të fitojë, do të dalë në vendin e parë të grupit, ndërsa në rast barazimi, fituesi i grupit do të përcaktohet nga kartonët, për shkak se Anglia dhe Belgjika e kanë të njëjtë edhe diferencën e golave.

Më dy të verdhë kundrejt tre të “Djajve të Kuq”, anglezët janë favoritë për ta fituar grupin në rast barazimi. Por kjo mundësi nuk pëlqehet nga tifozët e Anglisë.

Kombëtarja që do ta mbyllë në krye Grupin G, do të përballet me vendin e dytë të Grupit H (një mes Japonisë, Senegalit ose Kolumbisë) dhe në çerekfinale mund të ndeshet me Brazilin e Neymar.

Me pak fjalë, të paktën në letër, rruga e skuadrës që do të dalë e humbur nga Angli-Belgjikë do të jetë më e lehtë.

Edhe pse askush nuk do ta pranojë kurrë, tek Anglia dhe Belgjika kanë filluar të bëjnë llogaritë. Për të arritur deri në fund, do të duhet edhe pak fat nga kalendari.

Në fakt, vendi i dytë në Grupin G do të garantonte një rrugë më të lehtë, duke parë se në 1/8-at do të ndeshet me të parën e Grupit H dhe në çerekfinale me fituesen e Suedi-Zvicër.

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku