Anglia i jep fund ecurisë fantastike të Kosovës, por 'dardanët' vlerësohen nga mediat ndërkombëtare

Anglia i jep fund ecurisë fantastike të Kosovës, por 'dardanët' vlerësohen nga mediat ndërkombëtare

Përpjekjet, dëshira dhe impenjimi ishte i jashtëzakonshëm, por Kosova në përballjen për vendin e parë kundër Anglisë është mposhtur me shifrat 5-3. Për ‘dardanët’ kjo humbje erdhi pas 16 ndeshjesh ku njihnin vetëm fitore dhe barazime, por kjo ndodhi ndaj një kundërshtari që I tremben edhe më të mirët e botës.

Në fakt, ‘dardanët’ e nisën me marshin e pestë, pasi Valon Berisha shënoi që në minutën e parë, duke i dhënë shpresë një ëndrre të jashtëzakonshme. Gjithsesi deri në përfundim të pjesës së parë tre luanët realizuan pesë herë, fillimisht Sterling, më pas Kane, në vijim një autogol dhe në fund ‘dopieta’ e Jadon Sancho.  

Për çdo skuadër tjetër fraksioni i dytë i lojës do të ishte shumë pesimit, por jo për Kosovën, që ngushtoi diferencat duke realizuar me Berishën sërish dhe më pas Vedat Muriqin, ‘terminatorin’ e majës së sulmit që asistoi edhe në dy golat e mëparshëm. Në fund dallohet qartë se sa vlen loja, pasi Kosova pavarëisht humbjes mori lëvdata të shumta nga mediat ndërkombëtare.

Lajmi i keq është se fitorja e Republikës Çeke e nxjerr Kosovën në vendin e  tretë, por shpresat për kualifikim janë ende shumë të mëdha. Me gjasë gjithçka do të vendoset në përballjen direkte mes Republikës Çeke dhe Kosovës, pasi aktualisht diferenca është vetëm 1 pikë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë