Anglia kualifikohet në çerekfinale. ‘Tre Luanët’ mposhtën me penallti ekipin e Kolumbisë 4-3. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1-1. Fillimisht ishte Harry Kane që kaloi në avantazh Anglinë me një penallti, por Kolumbia nuk u dorëzua duke besuar deri në fund dhe në shtesë u shpërblye duke barazuar me Yerry Mina dhe çuar ndeshjen në shtesë. Dy shtesat nuk nxorën fituesin duke detyruar dy ekipet që të gjuanin penalltitë. Nga pika e bardhë Anglia u tregua më e saktë duke shënuar katër nga pesë gjuajtjet, ndërsa Kolumbia humbi dy duke u kthyer në shtëpi. Në çerekfinale Anglia do të ndeshet me Suedinë, e cila sot mundi Zvicrën.

Komente
