Anglia “çmenduri” për Guardiolën
I ofron stolin dhe 13.5 mln euro në vit

Anglia “çmenduri” për Guardiolën<br />I ofron stolin dhe 13.5 mln euro në vit
Pep Guardiola është kandidati numër 1 për të zëvendësuar Roy Hodgson në krye të Kombëtares Angleze.Tabloidi britanik The Sun publikon sot ekskluzivisht faktin se drejtuesit e Federatës Angleze kanë nisur kontaktet me trajnerin e Bayernit të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit.

Në Angli po spekulojnë me largimin e trajnerit Hodgson pas përfundimit të Europianit në Francë dhe kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e tij.Dhe për të marrë një trajner të shumëkërkuar si Guardiola duhet të paguash. Për këtë The Sun zbulon se FA është e gatshme ti ofrojë trajnerit katalanas 13.5 mln euro në vit.

Guardiola ende nuk ka rinovuar me Bayernin edhe pse Rummenige thotë se është optimist për vazhdimësinë e Pep. E ardhmja e Pep është e paqartë dhe ai ka sërish oferta ku mund ti japë fund aventurës 3-vjeçare në Bundesligë. Emrat e tjerë që kanë dalë në skenë për të marrë drejtimin e Anglisë janë Gari Neville dhe Alan Pardew por Guardiola mbetet më i dëshiruari.

pep guardiola

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim