Anglia në alarm, publikohet raporti sekret i ushtrisë: 40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria! Oficerë shqiptarë do vendosen në Dover

Anglia në alarm, publikohet raporti sekret i ushtrisë: 40% e emigrantëve me gomone janë nga Shqipëria! Oficerë shqiptarë do vendosen në Dover

Foto ilustruese

TIRANË- 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria, një vend jo i shkatërruar nga lufta e që nuk po vuan as një varfëri ekstreme. Kështu e nis shkrimin e saj prestigjiozja, Daily Mail, referuat një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Sipas shkrimit, bandit shqiptare po blejnë varka të mëdha në mënyrë që të marrin sa më shumë emigrant në bord. Për ekspertët, kalimet po nxiten në rrjetet sociale, me kontrabandistët që reklamojnë shërbimet e tyre në TikTok dhe paguajnë deri në 5,500 £ për person.  Ndërkohë, një oficer ndërlidhës i policisë shqiptare do të vendoset në Dover për të ndihmuar në trajtimin e problemit në rritje, por raportohet se ka mungesë të përkthyesve shqiptarë për të ndihmuar.

Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve.  Në total përfshihen shuma të mëdha që i janë dorëzuar qeverisë franceze në një përpjekje për të parandaluar azilkërkuesit e mundshëm që të largohen nga brigjet e tyre.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel pritet të shpallë së shpejti një paketë të re financimi, duke përfshirë dhjetëra miliona paund për francezët për më shumë patrullime në plazh dhe pajisje vëzhgimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bashkim Evropa: 07/08/2022 13:41

    Nese do ishin heq vizat nuk do ikte asnje person ilegal! Britania mbajeni mënd do rikerkoje të futet në BE ! Anglezet luajten gabim kete herë ! Nese Shqiptarët do punonin pa viza do iknin në USA vetëm USA eshte shteti ku nuk ta ha njeri hakun dhe me pune behhesh i zot i vetes

    Përgjigju
    • A. N.: 07/08/2022 14:08

      ... ose skllav i punes

  • Nani: 07/08/2022 11:53

    C'faj ka qeveria se rinise i ka marre koka ere dhe duan te ikin ne angli. Do ti kthejne dhe do te ngelen pa leke.

    Përgjigju
  • Anglezi: 07/08/2022 10:03

    Te gjithe vijne per tu marre me shtepi kanabisi.. se ashtu ju ka thene nje shok. Realiteti eshte qe nje mot te madh bejne. Cdo gje ka degraduar sepse si bageti qe jane duan te hane bar te gjithe. Tani te lajne makinat ne te zeze me £50 dita qe nuk te dalin as per buke e cigare.

    Përgjigju
  • HaxhiQamili: 07/08/2022 03:48

    Ska ca ben Rama mo vlla. SPAK duhet te arrestoje Salen se ai i organizon keto pune. Aman na fal o shoku Edi se sa pune ke ti edhe kjo duhet.

    Përgjigju
  • Sufllaqexhiu: 07/08/2022 00:10

    S'ka mundesi te jene shqiptare (do jene kosovare qe deklarohen si shqiptare) sepse sapo u publikua nga Guardian qe ne i kemi te gjitha te mirat ne vend.

    Përgjigju
  • Eri: 06/08/2022 23:26

    Mire e ka ky sufllaqja juaj se në Dhqipëri është mrrekulli i me të gjitha ikin për tangërrllik njerëzit të kalojnë Lamanshin me skaf jo për hall...rrofshin robshat e shoqëtisë së hapur thuaj... se këtu lek sa të duash bilrs fo vij ë yë punojbë edhe Anglezët se su del andej

    Përgjigju
  • Bim: 06/08/2022 21:52

    Asnje nuk ik per buke gojet por per me u marre me pislleqe

    Përgjigju
    • Anglezi: 07/08/2022 09:59

      Nga i dime ne? Po pse budallenjte e Saliut na di? Te gjithe pa perjashtim vijne te merren me pislleqe dhe perfundojne ne lavazho makinash.

    • ENIO: 07/08/2022 00:07

      Nga e di ti,ju ke pri apo ti i pret ????

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje